Bota17 Qershor 2018, 21:38

Putin dhe Erdogan plan të përbashkët për të nënshtruar shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Putin dhe Erdogan plan të përbashkët për të

Putin dhe Erdogan plan të përbashkët për të nënshtruar shqiptarët

Putin dhe Erdogan plan të përbashkët për të nënshtruar shqiptarët

Një plan sekret mes Putinit dhe Erdogan e sheh të domosdoshme rolin e Serbisë si fuqi udhëheqëse në Ballkan. Plani mes të dy liderëve synon të ngrejë ushtrine dhe ekonominë e Serbisë duke e shëndrruar këtë të fundit në lider të Ballkanit.

Liderët e të vendeve qendrojnë pas këtij plani. Në bazë të asaj ccka ata kanë krijuar pretendohet ndryshimi tërësor i hartës gjeostrategjike, politike dhe ekonomike të Ballkanit.

Referuar mediave serbe dhe qarqeve të brendshme diplomatike takimet mes Vuçiç dhe Erdogan në Ankara dhe Moskë, tregojnë se ky plan tashmë është duke u zbatuar. Duke parë pozicionimin pro perëndimor të Kroacisë dhe Shqipërisë, Rusia dhe Turqia po mbështesin Serbinë si formë për të dalë kundër Perëndimit.

Putin dhe Erdogan kanë kuruar në detaje të tre pikat e planit të fuqizimit serb. Në fuqizimin e ushtrisë Serbe, Rusia do të luajë një rol kyç. Ajo do të vazhdojë të furnizojë me armë të fuqishme, sistemet e raketore, autoblinda dhe helikopterë për Ushtrinë serbe.

Sa i takon ekonomisë , Moska dhe Ankaraja do të angazhohen në një pjesë shumë të rëndësishme të projektit “Turkish Stream”, e cila pritet ta kthejë Serbinë një fuqi rajonale të energjisë, ndërsa Turqia do të vazhdojë investimet në Serbi.

Dhe në fund, dy presidentët do qëndrojnë politikisht pas Serbisë, duke insistuar në mënyrë të vendosur se asnjë vendim më i rëndësishëm në rajon nuk mund të bëhet pa Serbinë.
Politikisht të dy liderat do të jenë në mbështetje të shtetit Serb, duke mbështetur idenë se Serbia është një pikë e rëndësishme e rajonit dhe duhet dakordësia e saj në lidhje me vendimet për rajonin ku kjo e fundit bën pjesë.

Rajoni