Bota16 Dhjetor 2018, 12:31

Putin ”fut hundët” edhe në muzikë, kërkon të ketë nën kontroll këtë rrymë muzikore

Shkruar nga Pamfleti
Putin ”fut hundët” edhe në muzikë, kërkon

Putin ''fut hundët'' edhe në muzikë, kërkon të ketë nën kontroll këtë rrymë muzikore

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për rritjen e popullaritetit të muzikës rep në mesin e të rinjve rusë, për shkak të përmbajtjes së teksteve.

Duke folur në një mbledhje me këshilltarët e kulturës në Kremlin, Putin tha se kjo lloj muzike nuk duhet të ndalet, por të kontrollohet.

“Nëse është e pamundur të ndalet, atëherë duhet ta kontrollojmë”, tha Putin në mbledhje.

Komentet e tij vijnë pas anulimit të koncerteve nga artistë të famshëm, që analistët thonë se “po i shpërfaqin frustrimet politike dhe ekonomike të të rinjve rusë”.

Putin tha se ndalimi i performancave të tyre vetem se rrit më shumë popullaritetin.

Putin tha se ky zhanërr është i fokusuar në tri parime, seks, drogë dhe protestë, por se ai është i shqetësuar më së shumti për tematikat e drogës duke i konsideruar “degradim të kombit”.

Husky, një reper i njohur rus, këngët e të cilit janë kritikuar nga qeveria, tha se koncertet e tij kanë qenë nën presion për shkak se autoritetet i konsiderojnë tekstet e tij ofenduese./REL

Bota presidenti i Rusisë Vladimir Putin