Presidenti Vladimir Putin mund të jetë infektuar me COVID-19 pasi të martën e kaluar ai shtrëngoi duart me një mjek, i cili ka rezultuar pozitiv me këtë virus.
Putin vizitoi spitalin e Moskës, ku aktualisht është në shërbim të pacientëve me COVID-19, por nuk kishte asnjë pajisje mbrojtëse gjatë vizitës.
Ndërkohë mjeku Protsenko, ka bërë të ditur në Facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por ndihet mirë me shëndet.
“Po, unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, por ndihem shumë mirë. Jam izoluar në zyrën time. Unë mendoj se imuniteti që kam zhvilluar këtë muaj po bën punën e vet. “-shkruan ai.
Sipas agjencive të lajmeve, Putin është testuar rregullisht, por ai është parë në ditët më mbrapa i veshur me një kostum mbrojtës të verdhë.
Ndoshta veshja e tij është një akt përgjegjshmërie për të mos transmetuar virusin te persona të tjerë.