Bota 7 Qershor 2018, 10:39

Putin njeri i flakur nga Perëndimi? Mesazhi sfidues që i dërgon botës dhe Trump përmes Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Botës për Putinin tregon se Rusia nuk përulet përpara Perëndimit armiqësor

Organizimi i Kupës së Botës këtë vit ka një moment të mirëpritur në qendër të vëmendjes globale, kjo sidomos vlen për presidentin Vladimir Putin, i cili shihet në pjesën më të madhe të Perëndimit si një njeri i ‘menjanuar’ nga shoqëria.

Pavarësisht se Perëndimi përpiqet ta frenojë, sipas Putin, ky Botëror duket si një mesazh sfidues për të gjithë ata që janë skeptikë ndaj Rusisë.

Duke qenë se Putin nuk po arrin të sigurojë një takim me Donald Trumpin, ka gjithnjë e më pak shpresa për t’u dhënë fund sanksioneve perëndimore, ai e sheh si arritje të madhe Botërorin dhe se Rusia po korr sukses.

Profesor Sergei Medvedev, nga “Higher School of Economics” u shpreh se, për Putinin, mikpritja e një Botërori flet për dështimin e sanksioneve dhe dështimin e përpjekjeve të Perëndimit për ta izoluar atë.

“Përkundër gjithçkaje, ajo që mendon ai është se ne e kemi tashmë Krimenë, po ndjekim axhendën tonë dhe sërish kushdo është mirëpritur të vijë në Kupën e Botës”, tha Medvedev.

Gjithashtu për mediat ka folur dhe një zyrtar i lart rus i cili refuzoi të bëhej emri i tij publik, për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat, ka thënë se: “Turneu ishte thjesht i fundit i një serie shfaqjesh që tregon se përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë nuk po funksionojnë. Nëse kjo e sotmja mund të quhet izolim, atëherë ne po e shijojmë këtë.”

Rusia do të organizojë për herë të parë në historinë e Botërorëve të futbollit turneun mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, me një kosto zyrtare prej 683 miliardë rublash (11 miliardë dollarë).

Pra, Putin nuk dëshiron që rusët të mendojnë se vendi i tyre është i izoluar, pasi kjo do të minonte rrëfenjën e tij për Rusinë si një fuqi e madhe me shumë ndikim.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, muajin e kaluar u shpreh se “Sa më e fortë të jetë fushata antiruse përpara Botërorit, aq më shumë njerëz do të habiten vërtet kur të shohin se nuk ka tela me gjemba përreth stadiumeve.”

Gjithashtu edhe mediat britanike e kanë komentuar këtë pjesë, kryediplomatit britanik, Boris Johnson u shpreh: “Putini mund ta shfrytëzojë Kupën e Botës për të forcuar imazhin e Rusisë siç bëri Adolf Hitleri me Lojërat Olimpike të 1936-s në Gjermaninë naziste, është konsideruar si një provë se Perëndimi ka dashur të prishë këtë moment magjik për Rusinë.”

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

Bota