Aktualitet25 Shtator 2018, 11:19

Pyetje partive shqiptare në Maqedoni, a i keni menduar edhe të papriturat?

Shkruar nga Pamfleti
Pyetje partive shqiptare në Maqedoni, a i keni menduar edhe të

Pyetje partive shqiptare në Maqedoni, a i keni menduar edhe të papriturat?

Nëse referendumi për emrin do të jetë i suksesshëm, atëherë VMRO-DPMNE do të mbështesë dhe votoj ndryshimet kushtetuese, duke siguruar shumicën absolute prej 80 deputetëve. Këtë e tha vetë lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski dhe kumti i tij është një sinjal drithërues për partitë shqiptare.

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkë kanë 100 deputetë, dhe në frymën e një uniteti nacional sikur me Kushtetutën e 1991 mund të votojnë ndryshimet Kushtetuese, duke lënë nën hije 20 votat e deputetëve shqiptare në Kuvend.

Ky skenar nuk mund të përjashtohet, sepse në rast të votimit të Marrëveshjes së Prespës në formën e propozim-amendamenteve, veç e veç, atëherë sipas komenteve të disa juristëve nuk është i nevojshëm votimi sipas parimit të Badenterit.

Në këtë fushatë të zhurshme ku mungon analiza dhe debati i qartë ndërshqiptar, si pjesë e demokracisë dhe mendimit ndryshe, gjithçka duket se është e kontrolluar me një debulesë se caku është NATO dhe BE, dhe duhet të heshtim njëherë.

Aprovimi i ndryshimeve kushtetuese duke inkorporuar vetëm pikat e Marrëveshjes së Prespës mund të jetë një çështje e kryer, me arsyetimin se është momenti historik dhe nuk duhet të bllokohet anëtarësimi në NATO dhe BE, pas referendumit të 30 shtatorit.

Çdo kundërshtim nga shqiptarët dhe ngritja e zërit mund të ketë qortimin nga Brukseli dhe Uashingtoni, në cilësinë e fëmijës së padëgjueshëm.

Zaevi këtu mund të kërkojë mbështetjen për të heshtur këto zëra, duke ia tërhequr veshin që gjithë atyre që do të tentojnë të zvarrisin procesin dhe planin për ti dhënë fund marrëveshjes së Prespës përmes Kuvendit.

Kërkesat që kanë të bëjnë me shqiptarët mund të ngelen referene dhe letra boshe të partive shqiptare, duke ngushëlluar dhe premtuar se do të vijnë ditë të mira dhe kjo do të ndodhë pasi që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE.

Rrafsh 27 vjet më parë pas përfundimit të referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1991, faktorit politik shqiptar nuk i mbeti gjë tjetër përpos të kërkojë rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve përmes referendumit paralel për Iliridën.

Ne kësaj radhe do i themi PO referendumit për emrin, PO NATO-s dhe BE-së, por 30 shtatori është sprova dhe sfida e dytë historike, me shumë të panjohura. /ZËRI

Forum Naser Pajaziti partitë shqiptare në Maqedoni