Politike21 Shtator 2019, 12:41

“Qau Tahiri këtu, qau atje”, shpjegohet ish-ministri: Është fisnike për burrat!

Shkruar nga Pamfleti
“Qau Tahiri këtu, qau atje”, shpjegohet ish-ministri:

"Qau Tahiri këtu, qau atje", shpjegohet ish-ministri: Është fisnike për burrat!

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohur faktin se është përlotur brenda sallës së gjyqit. Edhe pse nëpër portale kanë qarkulluar zera për një detaj të tillë, Tahiri i ka përgënjeshtruar ato.

Në daljen e tij para gazetarëve, ish-zyrtari, që u dënua nga Krimet e Rënda me 5 vite burg të konvertuara në 3 vite e 4 muaj shërbim prove, tha se nuk kishte qarë, ndërsa shtoi se; ‘Është fisnike kur qajnë burrat’.

“E keni kthyer në meme këtë histori që ‘qau Tahiri këtu..qau atje’. Është fisnike kur qajnë burrat, por nuk kam qarë. Vendimin dua ta lexoj. Komentet do ti kem atë ditë kur ta marr vendimin të zbardhur. Në kulturën time nuk mund të flitet për vendimet e gjykatave, as nuk i lëviz. Duhet ta lexosh vendimin, ndaj e kam të vështirë ta sqaroj”, pohoi Tahiri.

Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë para mediave për të shpjeguar ashtu siç tha ai të vërtetën e tij. Tahiri e nisi deklaratën e tij duke i cilësuar gënjeshtra akuzat ndaj tij jo vetëm nga prokuroria. Me ton të lartë duke iu drejtuar akuzatorëve të tij, ish-ministri tha se heshti në respekt të drejtësisë.

kujtojmë se Tahiri, i cili ishte nën hetim si përkrahës i bandës së Habilajve, u dënua nga Gjykata e Shkallës së parë me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 në 3 vite e 4 muaj burg dhe konvertohet në shërbim prove.

Politike