Aktualitet13 Tetor 2018, 18:48

Shkruar nga Pamfleti

Qazim bej Elbasani, “pastron” krimin tjetër, i lihet jashtë hetimit gruaja që “plumbosi” kamionin me 8 ton drogë, të kapur në Itali

Kjo sasi droge, sipas letrave shoqëruese, rezultonte se ishte verifikuar, zhdoganuar e plumbosur përsëri nga firma doganore “Ujori”, biznes i bashkëshortes së kryebashkiakut, firmë e cila çertifikoi kamionin, për të ndryshuar destinacionin e daljes për në Itali, nga Hani Hotit në Portin e Durrësit 

Pas mbylljes “pa zarar”, të dosjes së bandës së Elbasanit, që sulmoi policinë e shtetit, ku bënte pjesë dhe dhëndri i tij, kryebashkiaku Qazim bej Sejdini, ka “pastruar” edhe krimin tjetër, ku ishte e përfshirë me letra, vula e firma, bashkëshortja e tij, nëpërmjet biznesit doganor ‘Ujori”.

Sipas lajmit, të dhënë nga avokatët e të mbeturve në qeli, Prokuroria e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda-Tiranë, ka finalizuar procesin hetimor dhe ka depozituar në gjykatë, dosjen e trafikut të 8 ton drogë, nga Porti i Durrësit, drejt Italisë, ku edhe u kap.

Sipas listës me 26 persona, të futur në dosjen hetimore, rezulton se mungon vetëm gruaja e Qazim bej Elbasanit, bosja e firmës doganore “Ujori”, Xhuljeta Sejdini, ndërkohë është në qeli, agjenti i saj doganor Maliq Kadilli.

Kompania doganore e gruas së kryebashkiakut të Elbasanit, ka vendosur firmat e vulat, mbi letrat dhe plumbçet, mbi dyert e një kamioni me targa maqedonase, të drejtuar nga Zoran Stanojoski, i cili, do të kalonte transit nëpër Shqipëri, nga pika kufitare Hani Hotit, me destinacion Italinë.

Mëngjesin e datës 5 shkurt 2017, kamioni me rimorkio, hyri bosh, nga pika kufitare Qafë-Thanë, për në Shqipëri dhe qëndroi në Elbasan, deri në mesditë e në vend të nisej drejt Hanit të Hotit, agjencia “Ujori” e gruas së kryebashkiakut Sejdini, i kërkoi Pikës Kufitare Qafë-Thanë, të ndryshonte destiancionin e daljes për në Itali nga Porti i Durësit.

Ka qenë ora 14:00 e datës 5 shkurt 2017, kur “me urdhër nga lart” (kryeministria), që kamionit të vulosur, firmosur e zhdoganuar nga firma “Ujori”, t’i bëhej “urgjent”, ndryshimi i destancionit të daljes kufitare, duke i dhënë viston për dalje nga Durrësi.

Kamioni i ngarkuar me  8 ton drogë në Elbasan, i vulosur me letrat, vulat dhe plumbçet e firmës doganore të gruas së Qazim Sejdinit, kaloi lirshëm në pikën kufitare e doganore të Portit të Durrësit, por u zbulua dhe u kap në Ankona.

Të gjithë ata që e bënë këtë skemë trafikimi  me “peshë të rëndë” 8 ton drogë, janë në pranga.

Jashtë hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lënë vetëm bosen e agjencisë doganore “Ujori”, bashkëshorte e Qazim bej Elbasanit./Pamfleti

Aktualitet “pastron” krimin tjetër i lihet jashtë hetimit gruaja që “plumbosi” kamionin me 8 ton drogë Qazim bej Elbasani të kapur në Itali