Showbiz 9 Nëntor 2018, 11:30

Që 5 vjeç ka kënduar, por kjo këngëtare shqiptare asnjëherë nuk ka bërë videoklip!

Shkruar nga Pamfleti
Që 5 vjeç ka kënduar, por kjo këngëtare shqiptare

E rrallë është që një këngëtare të mos ketë një videoklip, sidomos në këto kohë kur videoja dhe trupi i zhveshur marrin më shumë vëmendje se zëri.

Ajo është një këngëtare korçare, nga ato tipiket që u këndojnë serenatave dhe dashurisë gjithë jetën e tyre. E ngjitur në skenë që në fëmijëri, për të mos u ndarë më prej saj, ende sot ajo me zërin e saj të veçantë dhe melodioz vazhdon të këndojë në skenën korçare.

Bëhet fjalë për Laxarela Detin, e cila është ndër këngëtaret e pakta që edhe pse ka gjithë jetën e saj që këndon, nuk ka realizuar asnjë videoklip.Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth jetës së saj artistike dhe lidhjes së dashurisë me bashkëshortin e saj.

“Aktiviteti im në muzikë ka nisur që në moshën 5-vjeçare në festivalin e pionerëve dhe vazhdoi deri në moshën 14-vjeçare. Pas saj kisha një luhatje për shkak të biografisë dhe nuk vazhdova shkollën e muzikës por atë të ndërtimit. Unë e lashë shkollën në vitin e katërt sepse nuk doja të punoja në ndërtim dhe menjëherë hyra në estradën e Korçës. Kënga e parë që kam kënduar ka qenë “Përherë të dua” e Apostol Simonit”, tha këngëtarja.

Gjatë emisionit ajo po ashtu tregoi për lidhjen e veçantë me bashkëshortin. Këngëtarja tha se është njohur me të në moshë shumë të re dhe është martuar pas 13 vitesh që ishin të dashuruar.

“Unë dhe bashkëshorti im jemi martuar në 1996, kemi vënë kurorë në kishë. Ai punon në teatrin e Korçës, është fonist. Ne jemi njohur shumë të vegjël, ishim 18 vjeç dhe u realizua ëndrra jonë më në fund pas shumë përipecish. Kemi qenë për 13 vite të dashuruar përpara se të martoheshim. Ne duheshim shumë dhe unë vazhdoj ta dua njësoj. Unë doja të martohesha me të, thoja: O Zot të martohem me Benin dhe të kem një djalë që t’i ngjajë atij.

Dhe ashtu ndodhi. Martesa jonë erdhi pak vonë sepse ashtu ishin kohët. Por çdo gjë vajti në vendin e vet”, rrëfeu Laxarela Deti.

Showbiz