Që nga Enver Hoxha me Ramiz Alinë, e deri tek Ardit Gjebrea, këto janë krushqitë e famshme të Tiranës që i ka marrë vesh e gjithë bota!

Le ta nisim nga Enver Hoxha me Ramiz Alinë, dhe më vonë Ardit Gjebrea, i cili para disa kohësh e ka fejuar djalin me vajzën e një familjeje biznesmenësh. 

 

Enver dhe Nexhmie Hoxha, me djalin Ilir dhe nusen Teuta

Dy të rinjtë ishin të dashuruar dhe nuk ishte një fejesë me mblesëri, me qëllim për të lidhur edhe më fort dy familjet kryesore të Bllokut. Kjo martesë ka qenë një nga krshqitë më të bujshme të kohës.

Pirro Cako dhe Inva Mula
Pas shumë vitesh martesa e tyre mori fund. Pirro u kthye në Tiranë bashkë me divorcin duke prishur kësisoj edhe krushqinë Çako-Mula.

Ilir, Enver dhe Teuta Hoxha
Zanafillat e historisë së kësaj dite nuk kanë dalë në dritë akoma sot e kësaj dite. Ishte aq hermetike ajo lagje saqë vështirë të dije se ç’bëhej brenda për brenda vilave ku nuk hynte as miza. Ama kur kishte raste si fejesa mes Ilirit, djalit të Enver Hoxhës, dhe Teutës, mbesës së krahut të tij të djathtë, Ramiz Alisë, lajmi merrte dhenë.

Elton, Antoneta dhe Ferdinand Deda me ciftin Pirro dhe Pavlina Mani
Krushqia e muzikantit Ferdinand Deda e pedagoges së fizikës Antoneta Deda me çiftin tjetër të artistëve Pirro dhe Pavlina Mani, të cilët vazhdojnë të jetojnë sot e kësaj dite në Amerikë, së bashku me Jolën dhe nipin e tyre, që lindi nga kjo martesë, e që është lidhja e përjetshme mes dy familjeve.

Vajzat e ish-presidentit Bamir Topi me partnerët
Ish-presidenti Bamir Topi i martoi të dy vajzat e tij me djem nga familje binesmenësh. E çfarë mund të dojë më shumë një baba i dy vajzave, asgjë më tepër se të bijat të jenë të martuara e të sistemuara në familje me emër dhe të pasura.

Familja Berisha me dhëndrin Jamarber

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë 3 herë krushqi. Vajza e tij e madhe Argita, u martua me Jamarbrin, djalin e Luan Malltezit, historian dhe ish-deputet i PD-së.

Amina Mevlani dhe Shkelzen Berisha

Krushqia e dytë, nga djali i tij Shkëlzeni nuk ishte me familje të njohur, ama e treta, nga lidhja e tij e dytë, pas divorcit me Sadije Berishën, i bëri Sali dhe Lirie Berishën krushq me Arben dhe Moza Mevlanin, prindërit e Arminës. Ai spiker lajmesh për vite të tërë në disa nga ekranet më të rëndësishëm, kurse ajo instruktore e njohur fitnesi.

Kjo mund të quhet edhe krushqia më e zhurmshme e Tiranës, që kur u pa qartë se lidhja e Shkëlzenit me Arminën nuk ishte aspak aventurë dhe kur secili nga palët e prindërve treguan nëpër televizione se punët ishin bërë serioze mes familjeve dhe si rrjedhojë Arbeni dhe Moza ishin krushqit e rinj të Sali dhe Lirie Berishës.

Familjet Gjebrea dhe Haxhiymeri ne fejesen e Jonit dhe Merlinit
Zhurma e fejesës së Jonit, djalit të Ardit Gjebresë, vazhdon sot e kësaj dite. Për shkak të famës së të atit edhe i biri është bërë personazh e ndiqet nga media, sidomos për shkak të fejesës me Merlinin, vajzën e Adi Haxhiymerit, një nga biznesmenët e njohur të kryeqytetit.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti