Aktualitet22 Gusht 2019, 14:24

Qëllohet me armë zjarri një 30-vjeçar në rrugën ‘Myslym Shyri’, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Shkruar nga Pamfleti
Qëllohet me armë zjarri një 30-vjeçar në rrugën

Qëllohet me armë zjarri një 30-vjeçar në rrugën 'Myslym Shyri', transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri sot në kryeqytet. Sipas informacionit paraprak, mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri, pranë një objekti në rikonstruksion. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi  paraprak:

Tiranë

Sot rreth orës 11:30

në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet Qëllohet me armë zjarri një 30-vjeçar në rrugën 'Myslym Shyri' transportohet me urgjencë drejt spitalit