Qentë e politikës shqyejnë Tiranën, planet e Ramës dhe klanit Berisha për vendin e pallateve

Qentë e politikës shqyejnë Tiranën, planet e Ramës dhe klanit Berisha për vendin e pallateve

Kokat e krimit të politikës përfshihen në luftë të egër për zonat ku do ngrihen kullat, Rama-Basha mbështesin planin aktual dhe ndërtimin e gjashtë kullave në vend të teatrit, Berisha-Meta nuk janë të kënaqur me pazarin, të gjithë janë kundër shqiptarëve dhe kombit, zonat e tjera të fshehta që do të betonizohen

 

Qentë e politikës shqiptare janë përfshirë në një luftë të egër për ndarjen e Tiranës në zona influence, për të ngritur kullat personale, me anë të biznesmenëve të ndryshëm, të cilët i përdorin si doreza për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit. Beteja për betonizimin e Tiranës po zhvillohet mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por në lojë është edhe Ilir Meta, i cili po shfrytëzon armët e tij për të marrë një pazar sa më të mirë. Zhurma pro dhe kundra shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritje së gjashtë kullave nuk është gjë tjetër veçse një betejë mes klanit Rama, Berisha dhe Meta për territore ku do ndërtohen kulla.

 

Ashtu si për çdo gjë tjetër ku ka para dhe interesa të mëdha, Edi Rama dhe Lulzim Basha i kanë ndarë në heshtje me njëri-tjetrin gjashtë kullat që do të ndërtohen. Basha ka dhënë dakordësinë për shembjen e teatrit dhe ka marrë përsipër sabotimin e betejës ligjore kundër projektit të Ramës, ashtu siç bëri me ligjin për arsimin e lartë. Por, pengesë janë Berisha dhe Meta, të cilët nuk janë të kënaqur me pjesën që u ka dhënë Rama. Berishën dhe Metën i tërbon fakti që është Edi Rama ai që vendos për ndarjen e kullave dhe për zonat ku do të ndërtohen kullat e tjera. Meta ktheu ligjin për ndërtimin e kullave, ndërsa Berisha kërcënon se do t’i shembë.  

 

Para se të largohej Lulzim Basha nga Bashkia e Tiranës, njerëzit e Berishës bënë Planin i ri Rregullues për Tiranën, duke caktuar vetë njollat ku do të ndërtonin pallatet. Plani u gatua në zyrën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Basha, si vegël e familjes Berisha në atë bashki të rrëmbyer me votat e vjedhura dhe të vulosura me vendime nga Arben Ristanin në KQZ dhe Tom Ndreca në Kolegjin Zgjedhor, e mbështeti planin kriminal. Disa muaj para largimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, Basha firmosi me qindra leje ndërtimi për klientët e PD dhe familjes Berisha, duke asgjësuar hapësirat dhe frymëmarrjet e fundit në Tiranë.

 

Plani i klanit Berisha për Tiranën nuk u zbatua, pasi me ardhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e rrëzoi planin e Berishës, ndërsa bëri një plan tjetër, ku caktoi njollat e tij ku do të ndërtohen pallate. Plani u shoqërua me një propagandë të egër për gjelbërim dhe hapësira për qytetarët, pas të cilës fshihej plani real për ndërtimin e kullave. Plasni i zi u mbajt i fshehtë deri kur filloi zbatimi. Deri më tani është zbuluar plani për të ndërtuar kulla në vend të teatrit kombëtar, në vend të gardës së republikës, në dy anët e bulevardit të ri dhe në vend të bibliotekës kombëtare. Zonat e tjera të piketuara po mbahen ende të fshehta.

 

Lulzim Basha i mbështet të dy planet, edhe planin që ia imponoi Berisha me njerëzit e tij, ashtu edhe planin e Ramës. Sali Berisha kërkon që të zbatohet plani i tij. Ilir Meta përdori kompetencën kushtetuese si president, duke e thyer ligjin për ndërtimin e kullave në vend të teatrit, për të marrë pjesën e tij. Që të katër synojnë shqyerjen e Tiranës dhe janë kundër shqiptarëve. Kjo është klasa politike shqiptare, sëmundja dhe fatkeqësia e më e madhe kombëtare që pas pushtimit turk./Pamfleti

 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti