Anti-Mafia15 Nëntor 2018, 15:36

Qeveri-drejtësi, në “gjunjë si lavire” para kuletës dhe bandës së Tom Doshit, i japin tokë të vjedhur dhe leje kulle

Shkruar nga Pamfleti

Qeveri-drejtësi, në “gjunjë si lavire” para kuletës dhe bandës së Tom Doshit, i japin tokë të vjedhur dhe leje kulle në Bllok

Ku do t’ia dijë babëzia e Edi rrufjanit, se trualli është pasuri ligjore e trashëgimtarëve të Qamil Elbasanit, rëndësi për të, nuk ka ligji por mbyshja e thasëve me miliarda lekë për të cilat shet edhe babën e vet, duke shfrytëzuar pushtetin, në bashkëveprim, me ekzemplarë të botës së krimit, qoftë edhe kur këta e shajnë publikisht në parlament nga gruaja e nëna dhe  nënshtrohet para tyre, pasi e kërcënojnë me “pëdredhje qafe”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Lejet e shumta të ndërtimit, që kryeministri krye-horr Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, ka dhënë brenda “rrethit” të zonës së  “Bllokut”, po mbushin me kulla edhe ato pak hapësira bosh, që kanë mbetur, si një hajdutëri e përshpejtuar, të cilën po e bëjnë, në pazare me botën e krimit financiar, ku përveç trojeve prone e shtetit, po grabisin edhe pronat private.

Një pazar të tillë, kryeministri Rama e ka bërë me Vendim nr. 3, datë 10.11. 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit, në favor të deputetit Tom Doshi të PS dhe ish-deputetit të PD,  Ndriçim Babasi, dy personazhe të skeduar nga drejtësia amerikane e ajo shqiptare, për biznese kriminale, me bazë “thasët e miellit”, që shkatërron e vret njerëz.

Në vijim të hajdutërisë, që ka bërë drejtësia e blerë, Rama ka nxituar e i ka dhënë dyshes Doshi-Babasi, leje ndërtimi mbi një tokë në mes të bllokut, të vjedhur nga Doshi e Babasi me letra false, prej familjes “Elbasani” (trashëgimtare biologjike e ligjore Rovena Dilo), ku dy horrat e licencuar nga ortaku i tyre Edi Rama, do të ngrenë një kullë 36.7 metër të lartë, me sipërfaqe trualli 1116.8 m2, me sipërfaqe objekti 735 m2, me 8 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë.

Kjo kullë e re në mes të Bllokut, që vulën e fundit e mori nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, me përfitues Doshin e Babasin dhe 20% pjesë Rama, është miratuar, mbi Pronën Nr.  3/534, zona kadastrale 8270 në zonën e Bllokut, grabitur me letra të manipuluara nga Doshi-Babasi.

Po cila është historia e kësaj prone ligjore të Naim Vretos, trashëgimtare e radhës dhe fundit e të cilës, është edhe vajza e tij, nëna e këngëtares Rovena Dilo?

Nga pronari legjitim Qamil Elbasani, nëpërmjet trashëgimisë, prona ka kaluar tek trashëgimtari i vetëm Naim Vreto, gjyshi i Rovena Dilos nga nëna, sekuestruar nga regjimi komunist dhe rikthyer atij në vitin 1993, nga Komisioni i Kthimit të Pronave.  

Fakti, që trashëgimtari i vetëm faktik e ligjor Naim Vreto (gjyshi i Rovena Dilos), në vitin 1991 ishte krejt i verbër (me epikrizë mjekësore), pas vendimit për kthimin e pronës, ai (Naim Vreto) i jep “Prokurë” djalit të tij Agron Vreto, dajos së Rovena Dilos, që të bënte privatizimin e dy godinave, të ndodhura mbi këtë sipërfaqe trualli.

Duke përfituar nga mirëbesimi dhe fakti, që trashëgimtarët e tjerë ishin shumica jashtë shtetit, djali që kishte “Prokurën”, sajon një Akt-Dhurimi fiktiv, sikur gjoja ishte pronar i 100% të pasurisë së babait të tij (gjyshit të Rovena Dlios), duke ua zhvatur pjesët të tjerëve.

Ne vitin 1999, mbi këtë pasuri të trashëguar për të gjithë (truall e objekte), mbesa e pronarit Naim Vreto, këngëtarja Rovena Dilo, hap një aktivitet privat “Bar Rovena”, por në vitin 2004, zbulohet Akt-Dhurimi i sajuar, sikur trashëgimtar i vetëm, ishte Agron Vreto.

Kundër kësaj pabesie e poshtërise, u vërsulun me padi gjyqësore, me akuzën “për falsifikim mashtrim e vjedhje pasurie trashëgimi kolektiv familjar”, 7 vellezërit dhe motrat e tij, të cilët fituan gjyqin në Gjyatën e Shkallës së Parë, me vendim “Pavlefshmëri akti-dhurimi dhe rikthim të pasursë me stausin trashëgimi e përbashkët kolektive, me pjesë të barabarta, të krejt trungut familjar, pasardhës të Naim Vretos”..

Mirëpo, në vitin 2012, ndaj kësaj prone, u vërsulën “thonjtë e krimit e korrupsionit” të deputetit të PD, Ndriçim Babasi, gjoja si “i interesuar për një marrëveshje me pronarët e truallit, për ndërtim kulle”, por u pengua, mbasi nuk mori dot leje ndërtimi nga Bashkia dhe qeveria e tij.

Për të hequr këtë pengesë të bashksië dhe KKT, deputeti Babasi i gruroreve dhe gropave të gëlqeres, që helmuan, shkatërruan e nxinë Krujën dhe malin “Skënderbej”, nisi skemën e intrigave, duke shfrytëzuar, një kontratë të shkruar për lokalin “Bar Rovena”, për shkak se Rivena Dilo, do ta mbyllte biznesin.

Pasi “pazarxhiu” dhe mjeshtri Babasi, dinte çdo problematikë për këtë pasuri, nis skenarin e zhvatjes, duke futur në lojë  Tom Doshin, i cili në drejtësinë e qelbur shqiptare, arrin të fitojë çdo gjyq dhe të rrëmbejë çdo pasuri, nëpërmjet kërcënimeve me kriminelë e pagesave korruptive.

Por në rastin konkret, Tom Doshi, përdori krye-gjobaxhiun kryeministër Edi Rama, nëpërmjet pazareve dhe ndërhyrjeve, arrin të blejë tokën së bashku me Babasin e Fushë-Krujës, duke bërë lojën e joshjes, me tërheqje të trashëgimtarëve nga procesi gjyqësor, duke përdorur Agron Vreton.

Pasi bëri këtë akt-blerje mashtruese, po me ndërhyrjen e kryeministrit dhe zyrave të tjera të shtetit, brenda 24 orëve, Tom Doshi hipotekoi pronën e 40 trashëgimtarëve “Vreto”, duke nisur sulmin me banda e përmbarues, të paguar, për të rrëmbyer forcërisht, pronën mbi të cilën zhvillonte aktivitet “Bar-Rovena”, një nga tarshëgimtaret ligjore.

Policia e asaj kohe, drejtuar nga Sajmir Tahiri, duhet thënë se u tregua e gatshme dhe korrekte ligjërisht, duke ndalur këtë krim banditësh, të dirigjuar nga Tom Dishi, Ndriçim Babasi dhe bandat e tyre, që fatkeqësisht gjenden edhe në paralament dhe dhomën e hartave në  kryeministri.

Këtu rinisi seria e gjyqeve, mes trashëgimtares ligjore, që kërkon mbrojtjen e pronës, dhe bandës plaçkitëse Doshi-Babasi, realizuar me vula shteti, pushteti e qeverie, në pamundësi për ta realizuar fizikisht, aq sa çështja shkoi në zyrat e (pa)drejtësisë, për maskarallëqet e  të cilës, që lidhen me emra si Fatri Islamaj e Alaudin Malaj “ikona” korrupsioni dhe Shkëlqim Miri, i prangosur për korrupsion, do të flasim në vijim…/Pamfleti

Anti-Mafia i japin tokë të vjedhur dhe leje kulle në Bllok në “gjunjë si lavire” para kuletës dhe bandës së Tom Doshit Qeveri-drejtësi