Politike19 Prill 2019, 22:31

Qeveri tranzitore?! Zbulohen emrat e mundshëm për kreun e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Qeveri tranzitore?! Zbulohen emrat e mundshëm për kreun e

Qeveri tranzitore?! Zbulohen emrat e mundshëm për kreun e qeverisë

Krijimi i një qeverie tranzitore është një nga lajmet më të diskutuara të ditëve të fund por ende nuk dihet nëse do të arrihet sërish marrëveshja si në vitin 2017. Por cilët janë kandidatët e mundshëm nëse vërtet do të arrihet marrëveshja?

Evis Kushi është një nga kandidatet e mundshme për Kryeministre e Qeverisë Teknike. Lajmi po qarkullon gjithnjë e më shumë ditët e fundit, dhe po komentohet nga analistë më në zë nëpër studio televizive, dhe jo vetëm.

Sipas tyre, nëse do të arrihet marrëveshja për krijimin e Qeverisë Teknike që do të dërgojë vendin në zgjedhje, tre janë kandidatët e mundshëm, Evis Kushi, Pandeli Majko dhe Musa Ulqini. Por mes tyre duket se më pranë këtij posti ndodhet deputetja e Elbasanit, Evis Kushi e cila prej kohësh gëzon mbështetjen e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit.

Gjithashtu Kushi konsiderohet si një figurë e pranueshme edhe nga opozita, pasi nuk është shquar si deputete e “ekstremit të majtë“. Fjalimet e saj në parlament kanë qenë të ekuilibruara dhe të argumentuara politikisht dhe profesionalisht.

Dhe ku “ka zë nuk është pa gjë”, thotë një shprehje e pavdekshme e popullit. Ditë e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një kompromis për të dalë nga kriza e pazakontë politike që ka përfshirë vendin. Duket se muaji maj do të ketë zhvillime interesante. Le të presim dhe të shohim nëse vërtet do të kemi një Kryeministre femër e për më tepër nga Elbasani.

Politike Qeveri tranzitore Zgjedhjet