Kosova20 Tetor 2022, 13:33

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Derisa janë deklaruar për propozimin e të propozuarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për shtyrjen e afatit për konvertimin e targave ilegale në RKS, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se e kanë për obligim sundimin e ligjit.

Nga Zyra për Media e Qeverisë kanë thënë se e kuptojnë shqetësimin e Escobarit, mirëpo ka shtuar se Qeveria ka obligim për sundim të ligjit dhes se asnjëra nga këto nuk bën ta përjashtojë tjetrën.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS”, është thënë nga Qeveria.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve, deri sot 13 automjete janë regjistruar nga targat ilegale në ato RKS.

Prishtine Gabriel Escobar qeveria e Kosovës Targat ilegale

Kosova