Kosova14 Shtator 2022, 11:59

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim/ Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani" Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të marrë masa për kursim të energjisë elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar në mbledhjen e së mërkurës se disa nga masat që priter të respektohen nga institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal dhe nga ndërmarrjet publike, është edhe ndalimi i ndriçimit dekorativ në hapësira të monumenteve.

Një tjetër masë e obligueshme për t’u zbatuar është edhe ndalimi i ndriçimit të billbordeve.

“Të zëvendësohen poqat standart me poqa led. Të ndalohet ngrohja ku nuk ka prezencë fizike. Të ndalohet ngrohja e ujit përveç në rastet kur është e domosdoshme. Të ndalen pasijet elektrike në rastet kur nuk do te përdorën më shumë se 10 minuta. Të mos përdoret ndriçimi në hapësira të brendshme gjatë periudhës kur ka ndriçim të mjaftueshëm. Të ndalet çdo billbord që ka ndriçim. Të bëhet sanimi i rrjedhjeve të ujit. Të ndalet ndriçimi në hapësirat e monumenteve. Obligohen të gjitha institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal dhe ndërmarrjet publike që t’i zbatojnë këto masa”, ka thënë Rizvanolli.

Një masë pothuajse të ngjashme së fundmi e ka marrë kryeqyteti francez, Parisi. Kjo bashki ka vendosur që t’i fikë dritat e Kullës Eiffel një orë më herët se zakonisht në mënyrë që të kursehet energji elektrike.

Prishtine Kursimi i energjisë elektrike qeveria e Kosovës

Kosova