Bota21 Tetor 2019, 17:20

Qeveria e Libanit miraton paketën me reformat ekonomike pas protestave masive

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria e Libanit miraton paketën me reformat ekonomike pas protestave

Qeveria e Libanit miraton paketën me reformat ekonomike pas protestave masive

Qeveria e Libanit ka miratuar një paketë me reforma ekonomike me qëllim ndaljen e protestave më të mëdha ndër vite.

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për mediat më 21 tetor, teksa qindra mijëra njerëz kanë protestuar për të pestën ditë me radhë në rrugë.

“Këto vendime nuk janë të menduara si tregti. Ato nuk kërkojnë që ju të ndalni shprehjen e zemërimit. Ai vendim ju takon juve”, u ka thënë Hariri protestuesve.

Ai po ashtu ka mbështetur thirrjet e marshuesve për zgjedhje të parakohshme.

Protestuesit në Bejrut dhe qytete të tjera janë nxitur pas propozimeve për taksa të reja, duke përfshirë edhe ato për shërbimet e mesazheve në internet.

Protestuesit akuzojnë klasën politike të këtij shteti për udhëheqësi të dobët, që ka ndikuar në rritjen e korrupsionit dhe shpenzimet në fondet publike.

Hariri ka thënë se pagat e anëtarëve të parlamentit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë do të përgjysmohen në kuadër të reformave ekonomike.

Kabineti po ashtu ka miratuar shuarjen e disa institucioneve, duke përfshirë atë të minsitrisë së Informacionit, si dhe ka ndarë miliona dollarë për familjet e varfëra./REL

Bota kryeministri paketa me reformat ekonomike protestat masive qeveria e Libanit Saad Hariri