Aktualitet 9 Tetor 2019, 20:44

Qeveria ka lënë peng 4.2 miliardë euro godina shteti; garanci për kreditë e 57 PPP-ve të oligarkëve; peng edhe Pallati i

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria ka lënë peng 4.2 miliardë euro godina shteti; garanci

Qeveria ka lënë peng 4.2 miliardë euro godina shteti; garanci për kreditë e 57 PPP-ve të oligarkëve; peng edhe Pallati i Kulturës

Prandaj nuk po hipotekohen dot, 2135 objekte institucionesh qendrore e lokale, ndërtesa shërbimesh publike e pasuri shteti/ Bankat i janë vërsulur edhe 1623 pasurive të 42 bashkive e ish-komunave debitore; të cilat, me Ligjin “Berisha-Bode” Nr. 9869, datë 04.02.2008, të miratuar në shkelje të Kushtetutës e cënimit të sigurisë kombëtare; kanë marrë miliarda lekë kredi për investime, shërbime e paga; sipas së cilit, edhe ish-komunat e vogla, kishin të drejtë të merrnin hua financiare në banka e kompani private brenda e jashtë Shqipërisë, duke lënë peng pasuritë e paluajtshme që kanë patur e kanë në inventar

Zbulohet një tjetër skandal; i cili, në mos qoftë lojë dhe pazar “tradicional” i kryeministrit PPP-istë, Edi Rama; është çmenduri me pasojë faliment pasuror të shtetit dhe nxjerrje e Shqipërisë në ankand, te blerësit më të parë; shitur nëpërmjet sekuestrove bankare, që po “trokasin” prej 8-muajsh në derën e qeverisë; pas nisjes së krizës pushtet-opozitë-popull.

Burime konfidenciale nga Ministria e Financave, konfirmuar dhe nga Sektori i Riskut në Bankën e Shtetit; kanë bërë me dije për redaksinë “PAMFLETI”, se përveç borxhit publik të Jashtëm e të Brendshëm në masën afro 80%; Shteti Shqiptar, ka edhe 2 borxhe të tjera të “padukshme” e gjigande: Një i krijuar nga qeveria; ndërsa tjetri i krijuar nga pushteti lokal.

Sipas informacionit; në 5 vitet e fundit, qeveria “rilindja” ka lënë peng në Bankat e Nivelit të Dytë në Shqipëri dhe në kompani financiare private e industriale jashtë vendit; mbi 4.2 miliardë euro pasuri shtetërore, në trajtë 165 objekte e pasuri natyrore; si kolateral garancie (dorëzanie), për kreditë financiare, që kanë marrë oligarkët, për 57 PPP-të e dhëna nga banda kryeministrore.

Rekord pasuror pengu, me 3 objekte ministrore dhe Pallatin e Kulturës-Tiranë me afat 25 vite; është garancia bankare e qeverisë e para 3 muajve, dhënë për 2 PPP-të e dy oligarkëve Rrok Gjoka e Ndue Kola (dajë e nip dhe krushqi e Gaz Demit); për ndërtimin “Rruga e Arbrit”, me vlerë 240 milionë USD dhe rruga “Milot-Balldren” (PPP-Sandri TV Klan), me vlerë 260 milionë euro; ose 4 herë më e lartë se kostoja reale.

Po kështu, me TEC-Vlora e 4 objekte institucionesh qendrore në këtë qark; qeveria “Rama” është bërë “dorëzane” garantuese në bankë; edhe për kredinë bankare, të PPP-së me vlerë 220 milionë euro, dhënë oligarkut Bashkim Ulaj, për rrugën Thumanë-Kashar, anuluar nga FMN e BB, për falsitetin e fondit limit, ne vlerë 2.5 herë më të lartë, se kostoja reale e projektit.

Skandali nuk mbaron me kaq, pasi edhe 1623 pasuri objekte, troje, ujësjëllësa, institucione e shërbime publike (shkolla, çerdhe, qendra shendetësore, kopshte etj) në 42 bashki e ish-komuna; janë lënë kolateral, si peng garancie në 9 banka e 28 kompani të huaja dhe vendase, me statusin “Detyrim për hua-marrjet”, kryer me lejen e Ministrisë së Financave, në vitet 2008-2017; por 65% të pa shlyera akoma.

Nëse për pengjet pasurore, lënë kolateral nga qeveria “Rama” për kreditë e marra nga oligarkët, nuk ka patur e nuk asnjë ligj në fuqi, por vetëm vendim personal të Edi Ramës; kujtojmë se hua-marrja e bashkive dhe lënia peng e pasurive nga bashkitë, është bërë me Ligjin “Berisha-Bode” Nr. 9869, datë 04.02.2008 “Për hua-marrjen e qeverisjes vendore”, të miratuar në shkelje të Kushtetutës, për sigurinë kombëtare.

Ja çfarë thotë ky ligj në Nenin nr. 4, pika 3/ – “Njësia e qeverisjes vendore (Bashki-Komunë, Prefekturë, Këshill Qarku), mund të lëshojë garanci pasurore, në favor të subjekteve të kontrolluara prej saj, për hua, që merren prej këtyre subjekteve, për financimin e shpenzimeve kapitale, që shërbejnë për funksion të njësisë së qeverisjes vendore”.

Kujtojmë, se huanë e parë pas miratimit të këtij ligji; e ka marrë Bashkia Fushë-Krujë, me vlerë 730 milionë lekë, për ndërtimin e Unazës së qytetit. Huanë e dytë e ka marrë Bashkia Elbasan, me vlerë 800 milionë dhe pas saj, Komuna Petrelë, me vlerë 150 milionë lekë.

Ky ligj, hapi lojën për të gjithë bashkitë e tjera, si Korçë, Tiranë, Fier, Dibër, Bulqizë, Kamëz, Vorë, Kukës, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kavajë, Lezhë, Gjirokastër e për 187 ish-komuna; të cilat kanë marrë hua nëpër banka e kompani private vendase dhe të huaja; duke lënë peng objektet dhe pasuritë komunitare.

Nisur prej faktit, se brenda 2 vitesh (2008-2010) pas miratimit të ligjit, po merreshin hua të shumta edhe për të blerë makina kryetarësh, duke lënë peng pasuritë shtetërore; qeveria “Berisha” nuk e shfuqizoi ligjin, por e kufizoi.
Me Urdhër Nr. 857, datë 27.01.2010 të Ministrit të Financave, Ridvan Bode, kufizoi vlerën e marrjes së huave nga pushteti lokal, deri në masën 5% të shpenzimeve operative të vitit 2009; ndërsa me Urdhër Nr. 17752, datë 28.12.2010, masa e huasë u ul në 2.5% të shpenzimeve operative të çdo bashkie e komune.

Sa për kujtesë të kryeministrit Rama dhe “krye-brejtësit” të Kadastrës, Artan Lame; peng-lënia në banka, është shkaku që nuk po hipotekohen dot, 2135 objekte institucionesh qendore e lokale, ndërtesa shërbimesh publike e pasuri natyrore shteti.

Mes tyre, dhe godina e Presidencës, Kuvendit, Kryeministrisë, 5 ministrive në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Universiteti Tiranës, 7 godina e territore burgjesh; madje edhe ndërtesa e Prokurorisë së Përgjithshme. Kaq për sot./Pamfleti/

Kryesore Qeveria ka lënë peng 4.2 miliardë euro godina shteti; garanci për kreditë e 57 PPP-ve të oligarkëve; peng edhe Pallati i Kulturës