Showbiz14 Janar 2019, 15:11

Qeveria Kineze, reagon ndaj poshtërimit publik, që “laraska” e LSI, i bëri ministrit të transporteve, Song Tao

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria Kineze, reagon ndaj poshtërimit publik, që “laraska” e LSI, i bëri ministrit të transporteve, Song Tao

Shtetari, politikani dhe diplomati e personaliteti i njohur ndëkomombëtar kinez, i cili priti dhe nderoi me ceremoni zyrtare kryehajduten e Ballkanit, Monika Kryemadhi, është tallur dje botërisht nga zyrtarja e lartë e LSI, Elona Guri, politologe me 4 diploma, këshilltare gjitholloge e çiftit Metaj-Kryemadhi edhe për “pakujdesi rinore” maternitetesh, ish-krye-seksere e vendeve të punës dhe rrjepjes së bizneseve, që merrnin tendera nga pjesa e pushtetit të partisë “Morri i kuq”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Sipas informacionit që ka ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, thuhet se Ambasada Kineze në Tiranë, ka reaguar ndaj LSI, lidhur me një mesazh publik denigrues, që Elona Guri, zyrtare e lartë e LSI, me detyrë kryekëshilltare e Monika Kryemadhit dhe nëpunëse në Kabinetin e Presidentit Ilir Metaj, ka bërë ndaj një udhëheqësi të lartë të Partisë Komuniste dhe qeverisë e shtetit kinez.

Dje, llumi i luftës mes klaneve mafioze Rama-Metaj, ka vazhduar nga kryekëshilltarja e Monika Kryemadhit, me denigrime ndaj “plehut” Taulant Balla, duke e quajtur me tallje “TAO”, që në “fjalorin eciklopedik poshtërues” të Monikës, është figurë politike e dalë boje, epitet të cilin, udhëheqësit e LSI-st e përdorin, për të denigruar kundërshtarët politikë, kur nuk janë në aleancë e pushtet me ta.

Mirëpo, etiketimi poshtërues “TAO”, që kryekëshilltarja e Dr. Kryemadhit, i ka bërë Taulant Ballës, ka indinjuar Ambasadën Kineze në Tiranë, e cila në emër të qeverisë së saj, ka reaguar ndaj LSI, mbasi eopitetin “TAO”, ajo e konsideron fyerje publike, për një nga udhëheqësit kryesorë të Patisë Komuniste, ministër dhe personalitet i diplomacisë kineze.

Sa për kujtesë, Song Tao, quhet Ministri Ekonomi-Transport-Infrastrukturës në Kinë, njëherazi Drejtues i Departamentit të Mardhënieve Ndërkombëtare, në KQ të Partisë Komuniste Kineze, i cili, ishte peosnaliteti më i lartë i qeverisë, politikës e shtetit kinez, që në fund të muajit tetor 2018, priti në takim Monika Kryemadhin, gjatë vizitës së saj në Kinë.

Ndoshta, Dr. Monika, gjatë takimeve me Ministrin e Transporteve të Kinës, që ka mbiemrin “TAO”, ka menduar se ai është “kungulli” Edmond Haxhinasto, apo “TAO-LIKJA” i saj, ndaj dhe mbiemrin e tij e ka futur, në “fjalorin e epiteteve” krahasuese-denigruese, që ajo përdor, për të poshtëruar langaraqët brenda e jashtë LSI, shpesh edhe bashkëshortin zyrtar, për të cilin jo pak herë në media, ka deklaruar se nuk e përfill dhe takohet më të, vetëm kur i vijnë fëmijët me pushime, nga studimet 160 mijë Paund-she në Angli./Pamfleti

Funny i bëri ministrit të transporteve që “laraska” e LSI Qeveria Kineze reagon ndaj poshtërimit publik Song Tao