Kosova31 Dhjetor 2022, 09:34

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka ndarë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Për këtë ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili thotë se një pjesë e parave kanë shkuar te Partia për Veprim Demokratik.

Arifi theksoi se i vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, sipas tij, për “vjedhjen që po u bëhet”.

“Meqë kam thënë e përsëritur disa herë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur buxhetin e Republikës së Kosovës duke ndarë plaçkat me lajkatarët dhe servilët e tyre”, ka shkruar Arifi në Facebook.

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën e Preshevës”, ka shtuar ai.

Për këtë kanë reaguar edhe kryetarët e partive shqiptare në Luginë të Preshevës, të cilët i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës me një reagim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Prishtine qeveria e Kosovës Shqiprim Arifi