Bota17 Qershor 2018, 21:01

Qeveria merr masa për lehtësim të taksave, pritet efekti në ekonomi

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria merr masa për lehtësim të taksave, pritet efekti në

Qeveria merr masa për lehtësim të taksave, pritet efekti në ekonomi

Qeveria shqiptare, ka bërë me dije implementimin e masave të reja lehtësuese për taksat dhe ekonominë. Javën që vjen pritet ngritje e tavanit mbi tatim-fitimin, sipas autoriteteve kjo masë do të zgjerojë bazën për bizneset e tatuara. Ndërkaq sipas opozitës një numër i konsideruar biznesesh ka falimentuar për shkak të taksave të shumta si dhe situatës ekonomike të përgjithshme.

Pas përfshirjes në skemën e TVSH-së edhe të biznesit të vogël para disa muajsh, shumë nga bizneset e vogla të deklaruara mbyllën dyert për shkak të pamundësisë për të paguar tatimin mbi fitimin. Sipas opozitës shkak kryesor për falimentimin e bizneseve të vogla familjare është bërë pikërisht vendosja e taksës së 20 përqindëshit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Europa