Anti-Mafia 8 Maj 2019, 19:27

Qeveria-policia-drejtësia, “lecka” të ndotura, që rrotullohen në “centrifugën e lavatriçes” së Ervin Matës e Elv

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria-policia-drejtësia, “lecka” të ndotura, që rrotullohen në “centrifugën e lavatriçes” së Ervin Matës e Elvana Gjatës

Hetimi “qokë” i bërë nga policia Xhafaj-Veliu, shkuarja e policisë shkencore me 24 orë vonesë në vend-ngjarje pasi ishte lejuar të “pastrohej” lokali, dokumentimi si të rregullta, i dëshmive të ndryshuara dhe lirimi i pjestarëve të grupit “Mata-Allushi”, bërja sikur nuk kapnin dot çiftin Mata-Gjata e truprojën Bilo në kërkim, ndërrimi i gëzohjave, zhdukja e pistoletës dhe mbajtja në izolim vetëm e të plagosurit Ervis Martinaj deri sa u zhdukën gjurmët, nuk janë as rastësi e as paaftësi, por “mjeshtëri”

Pjesa e dytë, lexoni edhe Pjesën e parë

Me shpërbërjen, deformimin dhe zhdukjen e provave fizike e filmike në vendin e ngjarjes, nga “dora” Fatmir Xhafaj e Ardi Veliu, prokuroria dhe gjykata, kishin dhe kanë mundësinë e plotë, për ta shuar dosjen e ngjarjes së datës 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, në lokalin “Monopol” të Redi Hysenbelliut (Redi Popeskut), ose siç njihet ndryshe, “bosi bizneseve”, që i dogji shaminë e beqarit, aktorit komik të LSI, Bes Kallaku.

Tashmë ata që duhej të ishin në qeli, janë të lirë, por askush nuk heton, pse janë të lirë supertrafikanti në kërkim nga DEA amerikane Ervin Mata (Ervin Mataj); “lavatriçja” Elvana Gjata; poli-dëshmitari “lara-lara”, trafikanti i femrave Redi Hysenbelliu (Popesku); snajperi Mervjol Bilo; trafikanti në kërkim ndërkombëtar Artan Allushi (Fabjol Alushi); trafikanti tjetër në kërkim Qemal Boshnjaku (Ajaks Boshnjaku); trafikanti Geldo Hoti (Liçaj), vëllai i DJ Aldo Liçajt të famshëm,  të gjithë me nga 2 emra, të cilët janë lënë me detyrim paraqitje, sikur kanë thyer një xham, ndërkohë që vetëm për armëmbajte pa leje, dëshmi të rreme e shmangie nga hetimi, duhen mbajtur në arrest.

Zyrtarë e ekspertë hetimor të ngjarjes, brenda policisë “Veliu” dhe prokurorisë “Marku”, thonë se grupin Mata-Gjata, nuk i ndihmoi “fati”, por Fate Xhafaj, kur ishte “mik kësi punësh” me Edi Ramën, mbasi kryeministri dhe gruaja e tij Linda, janë “fansa” të Elvana Gjatës, lincesues lejesh ndërtimi e trojesh për Ervin Matën, por edhe të “ftuar nderi”, në fejesën hermetike Mata-Gjata, në datëlindjen e saj si dhe në filmin “Dy gisht mjaltë”, që u financua me milionat e “qypit” të drogës.

Ndryshe, nuk mund të bëhej, sikur nuk ka ndodhur asgjë, nëse nuk do kishte ndërhyrje të fortë shtetarësh e grupesh interesi të llojit “Rama”, të lidhur me ta, duke arritur të shuajnë një krim me 1 viktimë, me 2 të plagosur e 1 të paralizuar, shkaktuar në mes të Tiranës, ku kanë apartamentet e dyta e të treta, Fatmir Xhafaj dhe gruaja e kryeministrit.

Tashmë që Ervin Mata(Mataj) doli “i pastër”, po vazhdon “bizneset” e tij, brenda Shqipërisë me ndërtime, hoteleri, filma e koncerte, ndërsa jashtë Shqipërisë me trafik droge sipas (DEA-EUROPOL).

Sipas dosjes që ka policia, milionat mbledhura, edhe Mata, i “investon” si sponsorizime e projekte të grupit Gjata-Mamaqi, për të cilat anti-krimi ekonomik dhe tatimet, nuk kontrollojnë se nga vijnë burimet e financimit, ndërkohë që kontrollojnë edhe faturat e ujit të zyrave të mediave e portaleve, të cilët denoncojnë trafiqet e këtyre bandave kriminale, të maskuara me “vellon e artit”.

Sepse e tregon fakti, që Elvana Gjata, ka marrë dhuratë nga i fejuari Mata, një dyqan luksi (Altari), për fustan nusesh, me vlerë 1 milionë euro si i Amit të Ermal Mamaqit dhe pas 1 viti ia shiti, pa e hapur asnjë ditë gruas së Kristian Boçit (Gust Boçit) që është ndihmëse e Edi Ramës në Kryeministri, Drilona Boçit, ndërsa noterët e hipotekat, që bënë trasaksionin dhe tatimet, nuk njoftuan institucionet për burimin e parave, sipas ligjit. Pse dhe me urdhër të kujt?

Pse Prokuroria nuk heton këtë bandë mafiozësh që përdorin artin si “lavatriçe” parash të pista, pse nuk heton këto mafiozë me nga dy e më shumë emra, që të gjithë në kërkim ndërkombëtar dhe në probleme me drejtësinë ndërkombëtare?!

Mbrojtjen e kujt ka ky grup i strukturuar mafioz dhe pse nuk hetohet për pastrim parash?! Pse askush në prokurori nuk heton se ku i gjejnë Mata e Gjata, nga 500 mijë e 700 mijë euro për këto ahengje, nga 1 milion euro për makina luksi, nga 200 mijë euro për pushime sheikësh në çdo stinë, nga 300 mijë euro për unaza diamanti e video-klipe në çarter-a  e helikoptera ushtrie, nga 1 milionë euro për biznese me fustane nusesh si “Altari”.

NË VIJIM, do publikojmë të dhëna të detajuara për anëtarët e bandës, për bizneset e Ervin Mataj në Shqipëri, të menxhuara nga babai i tij Luan Mataj, dosjen e kërkimit ndërkombëtar për trafiqe, dosjen e policisë e SHISH në Shqipëri që është bllokuar, “vizitat” në hotelet e tij, lidhjet me Delijorgjin dhe vajzën e Fahri Balliut, dhuratat që kanë marrë Veliu, Xhafaj e Çeloaliaj i policisë shkencore, lidhjet me kompaninë e prodhimit të pasaportave në Shqipëri e “ca punë të tjera”, me çiftin prindëror Fatmir e Donika Gjata, të këngëtares./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia “lecka” të ndotura që rrotullohen në “centrifugën e lavatriçes” së Ervin Matës e Elvana Gjatës Qeveria-policia-drejtësia