Politike10 Korrik 2019, 17:27

“Qokat” e fushatës, Rama hap 470 vende të reja në administratë

Shkruar nga Pamfleti
“Qokat” e fushatës, Rama hap 470 vende të reja në

Qeveria ka marrë vendimin sot që të shtoj numrin e vendeve të lira të punës në administratë. Me një vendim që mban firmën e Edi Ramës të miratuar sot bëhet me dije se punonjësit e rinj do të jenë 1806, dhe jo 1335 sikundër ishte miratuar në fillim të vitit.

Ky vendim vjen menjëherë pas zgjedhejve dhe shihet si një “shpërblim” që iu bëhet atyre që kanë punuar për PS në fushatë. Në vendimin e plotë qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

Me sa duket është e vështirë për të menaxhuar burimet njerëzore pas një fushate që nuk ishte fushatë pasi nuk kishte kundërshtarë, por kërkesat e partisë duket se kanë nisur t’i “bien” kokës Ramës, që javën e parë pas zgjedhjeve.

VENDIMI I PLOTË

Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.

b) Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen shtesat, me këtë përmbajtje:

Ndarja “Gr.30, Gjykata Kushtetuese” shtohet sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Në ndarjet “Gr.02, Kuvendi”; “Gr.05, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”; “Gr.06, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”; “Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”; “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”; “Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”; “Gr.29, Këshilli i Lartë Gjyqësor”; “Gr.87, Institucione të tjera qeveritare” dhe “Gr.95, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, shtohen nënndarjet përkatëse sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

Politike