Kronike26 Gusht 2018, 12:37

‘Qyqja, ku t’i lë këto’! Zbardhen përgjimet që ‘fundosin’ nusen vrasëse në Vlorë, preu e do

Shkruar nga Pamfleti
‘Qyqja, ku t’i lë këto’! Zbardhen përgjimet

'Qyqja, ku t'i lë këto'! Zbardhen përgjimet që 'fundosin' nusen vrasëse në Vlorë, preu e dogji burrin dhe vjehrrën

Ju preu kokën me thika dhe ju vuri zjarrin në banesë burrin dhe vjehrrën, zbardhen përgjimet që fundosin nusen kriminele në Vlorë. Krimin makabër e kreu me dashnorin, ndërsa biseda me motrën pas ngjarjes ka zbuluar detajet tronditëse.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e krimit makabër në Vlorë, ku nusja Hysnije Hoxhallari vrau dhe dogji në banesën e tyre nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari. Ngjarja tragjike ndodhi më 22 janar të këtij viti, ku nusja e shtëpisë, së bashku me të dashurin e saj, ju morën jetën burrit dhe vjehrrës pa ju dridhur qerpiku.

Report tv ka zbardhur disa përgjime telefonike, që kanë zbuluar nusen vrastare në tentativë për t’u zhdukur pas krimit. Hysnija ka zhvilluar një bisedë me motrën e saj pak orë pas krimit makabër, ku i kërkon asaj t’i gjejë një vend të sigurt kartave telefonike.

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato?

Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për t’i hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fshehë Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur dhe sot ndodhet në qeli.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes është shprehur: Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

G: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes shtetasit Kasem Pirjasi.

Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjezit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes viktima e krimti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari ndodhet në burg. Por pas versionit të parë se krimin e kishte kryer sëbashku me të dashurën e tij, Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnija.

Më 22 Janar 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë u shënua dhe krimi makabër ku pasi u prenë dhe dëmtuan në pjesën e kokës me thika duke gjetur vdekjen Olsi Hoxhallari dhe mamaja e tij Selkie Hoxhallari u dogjën brenda dhomës së gjumit.

Kronike hysnije hoxhallari Vlorë vrasja e dyfishte