Aktualitet17 Tetor 2018, 15:50

Qytetarët në rrezik, po ju vjedhin të dhënat! Mos e përdorni më këtë, hiqeni urgjent nga telefoni

Shkruar nga Pamfleti

Kodi Penal i Republikës së Kosovës e po ashtu edhe Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike nuk e njohin ,,krimin kibernetik’’ si një vepër penale të vetme, por, janë disa vepra që hyjnë në krimet kibernetike, si keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit dhe hyrja në sistemet kompjuterike.

Në një përgjigje zyrtare të Policisë për Indeksonline bëhet e ditur se krimet kibernetike nga viti në vit po shënojnë rritje. Në vitin 2017 kanë qenë 42 raste, ku 26 persona janë arrestuar. Ky numër është më i lartë në krahasim me vitin 2015 ku kanë qenë 34 raste me 11 të arrestuar.

Shih tabelën:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Policia ka treguar se për çfarë kanë të bëjnë këto raste të krimeve kibernetike.

“Rastet kanë të bëjnë me hyrje në sisteme kompjuterike (sulme ndaj ueb-faqeve të ndryshme), keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit (vjedhja e të dhënave bankare të klientëve të bankave përmes vendosjes së pajisjeve të modifikuara si dhe klonimi dhe përdorimi i kartelave bankare apo të kreditit) si dhe pornografi e fëmijëve përmes internetit”, thuhet në përgjigjën e PK-së.

Me datën 25 shtator të këtij viti është raportuar për hakimin e  50 milionë llogarive. Edhe  Mentor Hoxhaj, ish- mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë se informacionit dhe mbrojtës i të dhënave për Indeksonline ka thënë se pjesë e këtij hakimi ka qenë edhe qytetarët e Kosovës.

“Me datën 25shtator 2018 është raportuar për hakimin 50 milion llogari, dhe e Facebook ka pranuar se një haker i panjohur ose një grup hakerësh shfrytëzonin një dobësi “zero-Day” në platformën e saj të mediave sociale që u lejonte atyre të vjedhin “Tokenet e qasjes sekrete” për më shumë se 50 milionë llogari, te cilët shfrytëzohen për autentifikim te dyfishtë për tu qasur Facebook. Normalisht, dhe ne qytetaret e  Kosovës, jemi pjesë e kësaj platforme, ku ndajmë te mirat dhe rreziqet e saja. Dhe çdo llogari e cila ka qenë e sulmuar gjate asaj dite, janë çkyqur automatikisht nga Facebook dhe i u është kërkuar te rikyqen, gjë që me ka ndodhur dhe mua. Pavarësisht kësaj, nuk është raportuar për dëme, respektivisht për cenimin e te dhënave apo privatësisë te shfrytëzuesve te Facebook-ut”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se facebook dhe whatsap momentalisht janë platformat që ofrojnë sigurinë më të lartë.

“Hulumtuesi i sigurisë në Google Project Zero, Natalie Silvanovich ka raportuar për një cenueshmëri kritike në Messenger-in e WhatsApp-in që mund t’i lejojë hakerëve që të marrin kontrollin e plotë të WhatsApp-it tuaj nëse pranoni video thirrje. Kjo realisht një mundësi, që nuk është lehte e realizueshme, por jo edhe e pamundur. Pavarësisht, se nuk kemi raportime qe realisht ka ndodhur një gjë e tillë. Duhet mos harrur me ketë rast se Facebook dhe WhatsApp janë platformat qe momentalisht ofrojnë sigurinë më të lartë. Por, ne te gjitha rastet, nuk duhet pranuar video-thirrje dhe në asnjë rast të klikoni ne linqet e pranuara nga personat e panjohur”, ka theksuar mes të tjerash Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se hakimi i të dhënave është përpjekje e vazhdueshme ngase të dhënat janë “monedha të vërteta digjitale”

Ai ka listuar facebookun si më të sigurtë, pastaj WhatsApp-in, Telegramin dhe Snapchat-i.

Aktualitet