Qytetërimi më i vjetër në botë, është ai i aborigjenëve australianë

Qytetërimi më i vjetër në botë, është ai i aborigjenëve australianë

Kështu, studimi tregon se aborigjenët nuk qenë vetëm njerëzit e parë që jetonin në shkretëtirat e Australisë, por të parët që jetonin në shkretëtira kudo në të gjithë botën – dhe historia e tyre e pasur, fillon shumë kohë përpara se ata t’i quanin shkretëtirat si shtëpitë e tyre.

Shkruan Caroline Redmond

Për mijëra vjet, australianët aborigjenë kanë jetuar në të gjithë cepat e kontinentit. Por prova të reja, tregojnë se ekzistenca e tyre në shkretëtirat e kontinentit, daton shumë më herët nga sa besohej deri tani. Australianët aborigjenë u izoluan gjenetikisht 58.000 vjet më parë, dhjetëra mijëra vjet përpara grupimeve të tjera të stërgjyshërve, duke i bërë ata qytetërimin më të vjetër në botë.

Ata pastaj u vendosën në Australi rreth asaj periudhe. Por një studim i shtatorit 2018, e ka zgjeruar me 10 mijë vite historinë e grupit në shkretëtirat e brendshme të Australisë. Në fakt, lidhja e grupit të lashtë me pjesën e brendshme të kontinentit, shkon shumë më pas në kohë se sa besohej dikur, me vlerësime të reja, sipas të cilave grupi ka jetuar në rajonin e shkretëtirës për të paktën 50.000 vitet e fundit – çka që i zgjeron vlerësimet e mëparshme.

Studiuesit erdhën në këtë përfundim, duke gërmuar pothuajse 25.000 objekte prej guri nga streha shkëmbore në shkretëtirën e Karnatukulit. Objektet përfshinin mjetet të ndryshme. Një zbulim veçanërisht interesant, ishte ai i një mikroliti të hershëm, një mjet me majë të mprehtë.

Mjeti, mund të ishte përdorur si një shtizë ose si një vegël për përpunimin e drurit, dhe provon se popujt e hershëm të shkretëtirës ishin inovativë me teknologjinë e tyre. Mjeti gjithashtu duket mjaft i sofistikuar, çka sugjeron se aborigjenët nuk ishin vetëm të aftë, por gjithashtu edhe të adaptueshëm ndaj mjediseve të tyre, teksa u përhapën në të gjithë kontinentin dhe u përballën me ekosisteme të egra.

Mjeti besohet të jetë rreth 43.000-vjeçar, që është më shumë se 15.000 vjet më i vjetër, se sa shembujt e tjerë të sendeve të ngjashme të gjetura. Besohet pra se aborigjenët u vendosën në shkretëtirë, pak kohë pasi kishin mbërritur në pjesën veriore të kontinentit.

Kështu, studimi tregon se aborigjenët nuk qenë vetëm njerëzit e parë që jetonin në shkretëtirat e Australisë, por të parët që jetonin në shkretëtira kudo në të gjithë botën – dhe historia e tyre e pasur, fillon shumë kohë përpara se ata t’i quanin shkretëtirat si shtëpitë e tyre.

Të gjitha popullatat moderne të botës, mund të gjurmohen në një emigrim të vetëm “Jashtë Afrikës” ​​rreth 72.000 vjet më parë, zbuloi një studim i vitit 2016. Midis këtij grupi të paraardhësve të lashtë, aborigjenët ishin të parët që u izoluan gjenetikisht, duke i bërë ata qytetërimin më të vjetër në botë.

Ato u dalluan për rekordin gjenetik rreth 58.000 vjet më parë, ndërsa grupet e paraardhësve evropianë dhe aziatikë, u izoluan gjenetikisht vetëm rreth 16.000 vjet më vonë. Grupi i paraardhësve të banorëve Papuanë dhe aborigjenë, që u larguan nga Afrika në atë kohë, kishin më shumë të ngjarë të ishin grupi i parë i njerëzve të kalonte ndonjëherë një oqean, kur ata arritën në Sahul, superkontinentin e përbërë nga Tazmania, Australia dhe Guinea e Re, që ekzistonin në kohën e emigrimit të tyre.

Australianët aborigjenë dhe Papuanë, u ndanë pastaj nga njëri-tjetri rreth 37.000 vjet më parë. Se përse e bënë këtë, kjo nuk është e qartë, pasi toka e Australisë dhe e Guinesë së Re, nuk qe tërësisht e ndarë gjeografikisht nga njëra-tjetra. Hulumtimi vlerëson se rreth 31.000 vjet më parë, aborigjenët australianë filluan të bëheshin gjenetikisht të dallueshëm nga njëri-tjetri.

 

“Diversiteti gjenetik në mesin e tyre është mbresëlënës”- thotë Ana-Sapfo Malaspinas, studiuesja kryesore e studimit të vitit 2016, dhe asistent profesore në Universitetin e Kopenhagës dhe  atë të Bernës. “Për shkak se kontinenti ka qenë i populluar për një kohë kaq të gjatë, ne shohim se grupet e Australisë jugperëndimore janë gjenetikisht më të ndryshme nga Australia verilindore, sesa për shembull, amerikanët vendas nga Siberianët”. Qytetërimet aborigjene, kanë jetuar në Australi për aq shumë kohë, sa secili grup njerëzish në zonat e ndryshme të kontinentit, është përshtatur në mënyra unike me motin e atij rajoni.

Kjo për shkak se territori i Australisë është i madh. Ndërsa aborigjenët kapërcyen kontinentin disa grupe qëndruan në zona të caktuara, ndërsa të tjerët vazhduan të eksplorojnë, por përfundimisht, këto grupe u izoluan gjeografikisht nga njëri-tjetri, dhe më pas u bënë gjenetikisht të dallueshëm.

Vlerësimet e popullsisë për aborigjenët australianët, ndryshojnë shumë. Disa vlerësime e e caktojnë numrin e tyre në rreth 300 mijë, ndërsa të tjerë thonë se popullsia e tyre e përgjithshme i tejkalon 1 milionë. Në kohën e ardhjes së kolonëve evropiane në Australi rreth 250 vjet më parë, ekzistonin më shumë se 200 gjuhë aborigjene si dhe qindra dialekte, të cilat  fliteshin nga fiset e ndryshme të kontinentit.

Gjuhët dhe dialektet, si përshtatjet biologjike, ndryshojnë në të gjithë shpërndarjen gjeografike të fiseve të ndryshme, dhe shumica e popujve flasin 2 ose më shumë gjuhë. Pavarësisht nga historia jashtëzakonisht e vjetër e aborigjenëve në Australi, gjuha më e zakonshme e folur sot është relativisht e re.

Ekspertët e gjuhëve, besojnë se gjuha që flitet sot nga 90 për qind e aborigjenëve të Australisë është vetëm 4.000 vjeçare. Ky rebus i ka hutuar studiuesit për një kohë të gjatë, por një arsye e mundshme e kësaj mos përputhje, është se ka pasur një emigrim të dytë masiv të njerëzve që e flasin këtë gjuhë në kontinent, dhe që ndodhi pikërisht rreth 4000 vjet më parë. /AllThatisInteresting, përshtati në shqip Bota.al

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti