Aktualitet 3 Qershor 2018, 19:01

Ra nga gryka e kanionit, gjendet pas dy javësh trupi i 20-vjeçarit të mbytur në lumin Erzen

Shkruar nga Pamfleti
Ra nga gryka e kanionit, gjendet pas dy javësh trupi i 20-vjeçarit

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur në lumin Erzen dhe prej andej kanë nxjerrë trupin e pajetë të 20-vjeçarit me inicialet Xh.S. Ngjarja e rëndë në fjalë ka ndodhur më datë 19.05.2018 në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, ku shtetasi me inicialet Xh.S rreth 20 vjeç ka humbur jetën si pasojë e rënies aksidentale nga një lartësi.

 

Ka dy javë që polumbarët janë duke kryer kërkime intensive dhe se vetëm sot u gjet trupi i pejetë i të riut. Polumbarët e RENEA-s në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Farkës më në fund kanë mundur të gjejnë trupin. Trupi i viktimës u gjet pas një pune të lodhshme dhe të pandërprerë.

 

Ai u gjet rreth 1 kilometër larg lartësisë së shkëmbit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe kanë transportuar trupin e viktimës.

                                         

Aktualitet