Kosova22 Dhjetor 2022, 19:33

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Krimineli i njohur serb, Milan Radojçiq që është nënkryetar i Listës Serbe, vazhdon të jetë i lirë përkundër se ka fletë arrest nga Policia e Kosovës, i akuzuar për krim të organizuar.

Ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe i akuzuar për korrupsion.

E Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Radojçiqi herët a vonë do të bie në duart e Policisë së Kosovës.

“Ne jemi duke hetuar të gjitha informacionet që i marrim. Policia e Kosovës bashkë me institucionet e tjera të policisë janë shumë efikase në mbledhjen e informacioneve e përgatitjen e operacioneve të duhura. Në momentin që këto informacione konfirmohen do të kujdesemi që secili kriminel, përfshirë edhe Milan Radojqiqi të sillet para drejtësisë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromise”, ka thënë Sveçla.

“Radojçiq, herët ose vonë do të bie në duart e Policisë së Kosovës e pastaj do të përcillet deri tek drejtësia për t’u ballafaquar me të gjitha veprat kriminale me të cilat ngarkohet”, ka deklaruar ministri.

Prishtine

Kosova