Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të opozitës, por edhe duke para praktikat e ndjekura nga vendet e tjera, autoriteteve të shëndetësisë shqiptare I duhet të japë vazhdimisht përgjigje përsa i përket strategjive të ndjekura për testimet për koronavirusin e ri.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, thotë se vendi ynë ka kapacitete për më shumë testime për koronavirus, por po testohen vetëm rastet ku konsiderohet i nevojshëm testimi.
Rakacolli ka thënë se po testohen vetëm personat e dyshuar. Sipas zv.ministres sapo konfirmohet një rast pozitiv me COVID-19, testohen të gjithë kontaktet që ai ka pasur. Gjithashtu, ajo shpejgoi se masat nga qeveria u morën në kohën e duhur dhe se pa to. gjendja do të ishte tepër e rëndë.
“Ka kapacitete për më shumë testime, por janë bërë aq testime saç është quajtur e nevojshme. Është thënë nga OBSH-ja ‘sa më shumë testime, por për rastet e dyshuara’. Sapo identifikohet një rast pozitiv, testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me personin. Dje janë bërë 170 teste sepse aq ishin personat e dyshuar.
Nga ata dolën 16, pra vetëm 10%, një shifër e vogël. Nëse do të ishin 150 pozitivë, atëherë do të mund të thonim se nuk janë bërë mjaftueshëm teste. Janë shumë të drejta këto masa, por e veçanta e Shqipërisë është se i mori në kohën e duhur. Fakti që nuk po zhvillohet si në Itali epidemia, tregon se masat kanë dhënë efekt”, tha Rakacolli.