Ekonomi 7 Dhjetor 2018, 17:29

Rama, Ahmetaj, Sejko, droga, politikanët dhe drejtësia që kanë nxjerrë paratë nga “dysheku” zhysin euron dhe rrezikojn

Shkruar nga Pamfleti
Rama, Ahmetaj, Sejko, droga, politikanët dhe drejtësia që

“Trios” rrënuese të financave shqiptare, i kanë ardhur në ndihmë dhe “aleatë” të tjerë jashtë shtetërorë, por të lidhur me një mijë e një fije me këtë kupolë kriminale. Trafikantët shqiptarë të drogës që operojnë në vendet e BE dhe po lëvizin drogën kolumbiane dhe latine të kokainës, paratë po i qarkullojnë në Shqipëri cash, duke i futur në ndërtimtari e resorte turistike, por dhe janë në kërkim të lejeve për hotele me 5 yje, për të kapur kazinotë dhe lojrat e fatit. Bashkë me ta janë politikanët, gjyqtarët e prokurorët, drejtuesit e lartë të policisë e zyrtarët e lartë, të cilët për t’i shpëtuar Vettingut kanë nxjerrë paratë cash nga “dysheku” dhe i kanë hedhur në qarkullim përmes ndërtimtarisë. Shtuar dhe oligarkët që operojnë me para buxheti. Kush ka dyshime, të verifikojë në bankat e nivelit të dytë, që kanë rënie drastike në kredi

Edi Rama në bashkëpunim me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, trafikantët e drogës, oligarkët klientë të qeverisë, politikanët, gjyqtarët e prokurorët që nxorën paratë nga “dysheku”, ia arritën ditës që ta groposin përfundimisht euron.

Kështu, monedha e përbashkët europiane shënoi një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve. Kjo është dita e dytë radhazi që euro humbet pikë gjatë kësaj jave, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 123.95 lekë.

Teksa Banka e Shqipërisë është tërhequr nga ndërhyrja në tregun vendas, monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11 viteve të fundit, me një rënie prej 0.16 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Muaj më parë BSH filloi një sërë ndërhyrjesh të jashtëzakonshme, duke tërhequr më shumë se 100 milionë euro nga tregu, duke e stabilizuar kursin për pak muaj në nivelin e 126 lekëve.

Por, që nga mesi i shtatorit, kur Banka e uli intensitetin e ndërhyrjeve dhe më pas sinjalizoi tregjet se do e linte kursin të lirë, euro ka shënuar një rënie të vazhdueshme graduale, duke vendosur sot një rekord të ri të dekadës së fundit.

Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur dhe përplasje të forta politike, duke filluar me protestën e banorëve të Unazës së Re për prishjen e banesave dhe bizneseve, që do t’i hapin rrugë ndërtimit të Unazës, ku është involvuar dhe politika.

Për të vijuar ditët e fundit me protestën masive të studentëve në kërkesat e tyre për tarifat, kushtet e konvikteve dhe pasjes së një përfaqësuesi në bordin e administrimit, që ngriti më lart “temperaturën” politike, aq sa qeveria me të vërtetë u tremb nga kjo lëvizje studentore.

Pikërisht këtë moment kaosi, turbullire dhe përplasjeje politike, gjejnë momentin “tigri” i Financave Arben Ahmetaj, “vemja” guvernator Gent Sejko dhe “piktori” Edi Rama për të ndërhyrë në rrënimin e mëtejshëm të euros, të lënë në mëshirë të fatit nga BSH.

Të gjithë bashkë mbyllën ciklin e shkatërrimit të tregut monetar, rënien e lirë të monedhës europiane dhe forcimit fiktiv të lekut thjeshtë dhe vetëm për përfitime personale.

Ky megaoperacion që solli dhe rritje fiktive ekonomike të Shqipërisë dhe sipas burimeve brenda Komisionit Europian pritet të jetë në shifrat afër 5% në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, një rritje e qëndrueshme sipas qeverisë europiane, u bë në kurriz të rënies së euros.

Por “trios” rrënuese të financave shqiptare, Rama-Ahmetaj-Sejko i kanë ardhur në ndihmë dhe “aleatë” të tjerë jashtë shtetërorë, por të lidhur me një mijë e një fije me këtë kupolë kriminale politike që po rrjep qytetarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për faktin se në tregjet shqiptare po qarkullon shumë valutë e fortë dhe kryesisht e monedhës europiane, si rezultat i trafikut të drogërave të forta përmes Shqipërisë, para këto që po investohen në tregun shqiptar, kryesisht tashmë në ndërtimtari.

Njëherësh dhe trafikantët shqiptarë të drogës që operojnë në vendet e BE dhe po lëvizin drogën kolumbiane dhe latine të kokainës nëpër këto vende, paratë po i qarkullojnë në Shqipëri cash, përmes njerëzve të tyre, duke i futur në ndërtimtari dhe resorte turistike, por dhe janë në kërkim dhe të lejeve për hotele me 5 yje, për të kapur kazinotë dhe lojrat e fatit.

Bashkë me trafikantët e drogës janë dhe politikanët, gjyqtarët e prokurorët, shtuar dhe drejtuesit e lartë të policisë dhe zyrtarët e lartë, të cilët për t’i shpëtuar Vettingut por dhe shpëtuar pasurinë e nxjerrë me abuzim, kanë nxjerrë paratë cash nga “dysheku” dhe i kanë hedhur në qarkullim përmes ndërtimit të pallateve dhe blerjes së pasurive të paluajtshme. Pasuri këto të fundit të vëna në emër të të afërmëve të tyre, të cilët paguhen thjeshtë dhe vetëm si rrogtarë.

Nëse dikush ka dyshime për qarkullimin e këtyre parave të trafikatëve të kokainës, heroinës që investohen në Shqipëri, të parave të nxjerra nga “dysheku” të politikës, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve, policisë që futen në ndërtimtari, le ta verifikojnë tek bankat e nivelit të dytë.

Do të shohin se këto banka kanë një rënie drastike të dhënies së kredive për biznesin e ndërtimit, çka do të thotë se paratë që qarkullojnë jashtë sistemit janë futur në këto biznese, që kurrsesi nuk mund të bëhen pa kredi bankare ose para krimi, droge dhe abuzimi.

Pra paratë e pista që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri, janë “ortakët” kryesorë të Ramës, Ahmetajt e Sejkos për gremisjen e euros, shtuar këtu dhe oligarkët klientë të tyre që qarkullojnë vetëm paratë e dhëna me koncesion nga qeveria përmes PPP-ve, që sjellin falimentin e biznesit kryesor të vend, që operon me transaksione në euro dhe që janë rrënuar.

Tashmë shteti është buzë falimentit, ndërkohë që kryeministri, ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mashtrojnë Brukselin me fiktivitetin e rritjes ekonomike dhe uljen e borxhit të jashtëm, thjeshtë duke operuar mbi lekun e forcuar.

Precedenti i Greqisë dhe krizës së saj është tashmë në prag, ndërkohë që vitin e ardhshëm i shtohet dhe investimi elektoral dhe katastrofa financiare e përhershme sa herë ka zgjedhje në Shqipëri./Pamfleti

Ekonomi Arben Ahmetaj Edi Rama Gent Sejko renia e euro