Rama, Berisha, Meta, kërcënuan Stefan Çipën kur kërkoi prangosjen e Balilajve, për zaptimin e detit për ndërtimin e molit të skafeve në “Santa Quaranta”

http://pamfleti.net/rama-berisha-meta-kercenuan-stefan-cipen-kur-kerkoi-prangosjen-e-balilajve-per-zaptimin-e-detit-per-ndertimin-e-molit-te-skafeve-ne-santa-quaranta/

Prokurori Sarandës, hodhi në kosh kallzimin me urdhër nga Lallës, nisi t’i bënte presion kryebashkiakut, me raportin e KLSH, që të mbyllte gojën

Megjithëse “tre muskëtjerët” e politikës shqiptare Rama, Berisha e Meta, kanë hequr “bythën mënjanë” si të pastër e të palidhur, duke mohuar “strehën dhe bukën” e tyre të preferuar të Balilajve në Sarandë, një fakt që ka ardhur në “PAMFLETI”, i nxjerr ata zbuluar, si bashkëpunëtorë dhe mbrojtës të interesave, abuzimeve, krimeve dhe paprekshmërisë ligjore të Balilajve, madje edhe duke kërcenuar funksionarët e lartë lokal të shtetit, për të lejuar krimet e Balilajve dhe për të heshtur.



Kështu kanë vepruar Rama, Berisha, Meta, në muajin mars 2014, kur ish-kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa, në zbatim të ligjit dhe ushtrimit të detyrës, si drejtues i parë lokal i qytetit, përballë heshtjes së qeverisë së tij PS-LSI, kërkoi nga Prokuroria e Sarandës, nisjen e hetimit urgjent dhe ndëshkimin e pronarit të firmës “Balili shpk”, për veprat penale: “Shkatërrim prone publike (rrugë turistike) dhe ndotje ujërash e zaptim të sipërfaqes së detit, me mbyshje lëndësh interte, për zgjerimin e mjediseve të objektit “Santa Quaranta”, pa asnjë leje ndërtimore e mjedisore.

Pas kallëzimit në datë 3 mars 2014, bërë në Prokurorinë e Sarandës, kryebashkiakut Stefan Çipa, nisën t’i vinin mesazhe “miqësore e shoqërore” që ta tërhiqte kallzimin, madje shumica nga zyrtarë të lartë të Qarkut Vlorë dhe nga qeveria e politika qendrore e PS, PD, LSI, por dhe nga ministra të “rilindjes” e ish-ministra të PD.

Mesazhi ultimatum “Tërhiqe kallzimin dhe mos i ngacmo më Balilajt”, i erdhi paralelisht nga “tre muksëtjerët” e politikës qendrore.

Nga Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar partie i Stefan Çipës dhe si “i mirëpritur” i Balilajve, bashkë me Arben Ahmetajn, Gjiknurin, Kokdhimën e Alket Hysenin.

Mesazhi iu dërgua nga Sali Berisha, si ish-kryeministri që i shiti kampin e punëtorëve, në bashkveprim me lolon e tij Gëzim Kalaja.

Mesazh iu dërgua edhe nga Ilir Meta, si nr. 2 i qeverisë “Rama”, si shef partie i Balilajve, si shef i emërimit të Klement Balilit-Drejtor Transporti në Sarandë dhe si ortak “ilegal”, me 30% në kompleksin “Santa Quaranta”.

Pas “këshillave” që Rama, Berisha e Meta i dhanë kryebashkiakut Stefan Çipa, për “tërheqje dhe heshtje”, Balilajt vazhduan më të qetë e më vrullshëm punën për zaptimin e sipërfaqes së detit me ndërtim, madje ditën e inagurimit të “santa Quaranta”, ishin të pranishëm gjithë poltikanët e shtetarët e PS-, LSI e PD.

Ndërsa prokurori i Sarandës, bëri vetëm detyrën burokratike, duke zbatuar urdhrin e dhënë nga shef Adriatik Llalla, për ta hedhur kallzimin penal në koshin e plehrave e kështu, Çipa nuk u kandidua më në Sarandë më 2015, çështja u mbyll sikur nuk ishte bërë fare kallëzim penal, ndërsa Balilajt shkatërruan kodrën e rrugën turitike për të nxjerr gurët që i duheshin për mbushur detin dhe ndërtuan kështjellën bregdetare “Santua Quaranta”, me të cilën dhe me pronarin e saj, treshja Rama, Berisha, Meta, betohen se “nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk e njohin fare”. /Pamfleti

JA KALLËZIMI PENAL, datë 05.03. 2014, Nr. 406 Prot. KALLËZUESI: Bashkia Sarandë, përfaqësuar nga Kryetari Stefan Çipa

I KALLËZUARI: Shoqëria “Balili Shpk”, me administrator Bako Balili, banues në Sarandë OBJEKTI KALLËZIMIT: Kërkoj të kryhen hetimet, për personin e mësipërm, për veprën penale “Shkatërrim prone dhe ndotje e ujërave”,

BAZA LIGJORE: Neni 150 (gjobë, deri 3 vjet burg) dhe Neni 203 (burg 5, deri 10 vjet)

 

ZOTI PROKUROR! Jemi të detyruar, t’ju drejtohemi juve si organ kompetent, për të denoncuar penalisht, shoqërinë dhe personin e mësipërm, pasi në mënryë të vazhdueshme e të përsëritur, “Balili shpk” po kryen mbushje me materiale inerte, duke i hedhur në det, në zonën Turizmi-Kanali Çukës, tek “Ish-Kampi i Punëtoreve”, si dhe duke kryer punime gërmimi, sistemime, muraturë me mure gur, punime me çekiç pneumatik, pa leje ndërtimi e kryerje të këtyre punimeve. Nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Sarandë është kosntatuar, se nga ana e Shoqërisë “Balili shpk” që ka në pronësi këtë objekt, po kryhen punime me çekiç pneumatic dhe materialet që nxirren nga ky gërmim, po hidhen në det në anën jug-perëndimore të objektit, duke krijuar një “pontil” brenda në det. Për kryerjen e këtyre punimeve, kjo firmë nuk është e pajsiur me leje ndërtimi, duke punuar në mënyrë të paligjshme. Në këto kushte, nga INUV i Bashkisë Sarandë është kryer procedura e plotë ligjore, si: 1) Proceverbali i Kundërvajtjes Nr. 11, datë 24.02. 2014 2) Vendim Nr. 11, datë 24.02.2014 “Për pezullimin e punimeve dhe hqejen nga deti, të materialeve interet, të ehdura brneda tij”. – Bashkëngjitur, po ju depozitojmë dokumentacionin provues, të këtij kallëzimi.

STEFAN ÇIPA, Kryetar i Bashkisë Sarandë