Rama braktis festën e 27 vjetorit të PS, bën “qoka” me Dakon në Durrës, e rikonfirmon për një mandat të katërt, shpërblen dhe Bashën për ditëlindje me lincensë

Kryeministri Edi Rama është dhe kryetar i Partisë Socialiste që nga viti 2005. Thuajse sa lideri historik i socialistëve shqiptarë Fatos Nano. Por ditën e sotme kreu i PS dhe kryeministër i vendit ka gjetur kohën dhe vendin që të zhvillojë mbledhjen e qeverisë në qytetin e Durrësit.



Ndërkohë që Partia Socialiste pikërisht sot ka mbushur 27 vjet nga themelimi i saj dhe gjithnjë është festuar në Tiranë, herë me festë madhështore e herë thjeshtë. Por Edi Rama ka gjetur kohën vetëm që të dërgojë një pikturë duke uruar në mënyrë virtuale festën e partisë. Më shkurt sasa ish kryetari i PD Sali Berisha.

Pas Ramës kanë uruar dhe Ilir Meta, por dhe liderë të tjerë. Ndërkohë që PS e Tiranës ka ‘sfiduar’ fort duke e festuar si qark 27-vjetorin e themelimit të partisë. Asnjë atmosferë feste, asgjë që kishte të bënte me përvjetorin e 27 të PS. Më shumë është festuar vendosja e disa biçikletave nga bashkia e Tiranës se sa festa e partisë.

Por Edi Rama ka festuar sot në Durrës, pikërisht me Vangjush Dakon, kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar. Me sa duket Rama i ka dhënë mbështetje sërish Dakos për një mandat të katër në krye të bashkisë së Durrësit, përderisa ia kushtuar tërë ditën qokave me Dakon në këtë qytet.

Pasi nuk besojmë se zhvendosja e Ramës dhe qeverisë në Durrës në 27 vjetorin e themelimit të PS ka qënë thjeshtë dhe vetëm që të mbulonte shpenzimet financiare Vangjush Dako. Njëherësh Rama dhe qeveria i kanë bërë një dhuratë dhe Lulzim Bashës, liderit të PD që e kishte ditëlindjen si për koncidencë në ditën e themelimit të PS.

Kunatës së tij Rama me firmën e ministrës së tij i dha dhe licensën për një shkollë të mesme, nesër do ia japë dhe për një shkollë të lartë. Shpërblim që vjen pas dhënies së 13.3 milionë eurove për pallatin e shembur të vjehrrit në Vlorë dhe lejimin e ndërtimit të kompleksit të 17- katëshve në Liqenin Artificial në Tiranë.

Ndërkohë që socialistët ndjehen të vetmuar dhe të shpërndarë si “zogjtë e korbit” pa mundur të mblidhen si gjithnjë në festë për të kujtuar ditët e vështira dhe të mira të PS./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.