Politike21 Gusht 2019, 18:37

“Rama dhe krimi janë të pandarë”, Basha sulmon sërish: Nuk e do Vettingun në politikë, se i bie qeveria

Shkruar nga Pamfleti
“Rama dhe krimi janë të pandarë”, Basha sulmon

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer edhe një herë tjetër sulmeve ndaj qeverisë Rama dhe vet kryeministrit. Sipas Bashës, një retorikë kjo e konsumuar tash e sa muaj, Rama është i pandarë nga krimi dhe madje ai është në kupolën e një bande kriminale që ka pushtuar parlamentin.

Basha ngre akuza të reja ndaj Ramës duke theksuar se kreu i selisë rozë nuk e do Vettingun në politikë pasi e mban pushtetin me kriminelë, të cilët I ka futur edhe në parlament dhe nuk do të lejonte kurrë që t’I binte qeveria për këtë arsye.

Sipas kryedemokratit, e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga kriminelët është largimi i Edi Ramës

“Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji.”- shkruan Basha në Facebook, postim të cilin e ka shoqëruar edhe me një video ku tregon 5 arsyet se përse Rama nuk e do Vettingun në politikë.

Politike