Aktualitet26 Mars 2018, 17:36

Rama e Basha, komision për “Tahirin” ndërkohë që çështja është në hetim në Itali e Shqipëri, për të shpëtuar L

Shkruar nga Pamfleti

Rama e Basha, komision për “Tahirin” ndërkohë që çështja është në hetim në Itali e Shqipëri, për të shpëtuar Llallën nga burgu dhe hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi

Eshtë proverbiale thënia që: “për të mos hetuar asgjë, shpëtuar dikë dhe bllokuar një hetim, ngri një komision parlamentar të posaçëm hetimi dhe e ke të garantuar”.

Kështu ka ndodhur gjithnjë në Shqipëri, sa herë politika ka dashur të shpëtojë nga drejtësia kriminelë, politikanë e administruar krime të mëdha.

Kështu ka ndodhur me rastin e aferës së “drurit të arrës” ku politika shpëtoi nga burgu ish ministrat e asaj kohe Genc Ruli dhe Rexhep Uka.

Kështu u veprua dhe për të shpëtuar aktorët e tragjedisë së marsit 1997, kur në vend që të futej në lojë drejtësia, u ngrit komisioni parlamentar i hetimit Ngjela-Braho. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi me hetimin disamujor të ngjarjeve të marsit ’97. Megjithëse u vranë afër pesë mijë njerëz të pafajshëm, megjithëse u shkatërrua shteti nga themelet, megjithëse shqiptarët humbën në firmat mashtruese piramidale 1.2 miliardë dollarë, komisioni i “dy Spartakëve” asgjë nuk bëri.

Thjeshtë dhe vetëm politizoi këtë çështje që bllokoi dhe veprimin e drejtësisë. Ndërsa autorët e asaj tragjedie pas tetë viteve në opozitë erdhën dhe qëndruan tetë vite në pushtet. Madje janë sot akoma në politikë.

Kështu ndodhi me grushtin e dështuar të shtetit të 14 shtatorit, ‘Gërdecin’, ‘21 janarin’ e të gjithë çështjet që në vend të kalonin për hetim e gjykim nga drejtësia kanë kaluar nëpër komisionet parlamentare të hetimit për t’u shuar pa nisur mirë.

Sa herë që politika ka ndërhyrë me komisione hetimore, gjithnjë është ndërhyrë për të dështuar çështjen dhe për të shpëtuar aktorët nga dënimi. Ose në mënyrë karamboleske për të larguar vëmendjen nga një çështje tjetër që prek dhe vetë politikën.

Kështu po ndodh dhe me rastin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndërkohë që SHBA që e shpalli “non grata” dhe Gjermania ku ka blerë dhe shtëpinë, ia kanë “prerë” biletën për në burg dhe prokuroria e ka marrë nën hetim për pastrim parash, Edi Rama dhe Lulzim Basha po përpiqen me të gjitha mënyrat që ta shpëtojnë nga burgu.

Në fillim e mbrojtën Meta, Berisha dhe Basha. Ndërsa Edi Rama bënte sikur e sulmonte. Ndërkohë që ambasadori amerikan pasi erdhi Arta Marku në krye të prokurorisë tha se u largua kryeprokurori që mbronte politikanët e korruptuar, Edi Rama tentoi ta bënte ambasador Adriatik Llallën.

Dikush mund të thotë se është e pavërtetë. Eshtë aq e vërtetë, sa dhe Visho Ajazi Lika u bë ambasador i Shqipërisë, në NATO madje. Dhe Llalla do bëhej ambasador, por SHBA ndërhyri fort.

Tani që kërcënohet nga burgu, për ta shpëtuar Edi Rama dhe Lulzim Basha ngrenë një komision parlamentar hetimi për “Tahirin”. Nuk do të dëshironim të mendonte ndokush se po mbrojmë Tahirin. Aspak.

Por në të gjitha ligjet e shtetit shqiptar, në të gjitha ligjet e botës që nga Madakaskari e deri në Honolulu, kur një çështje është nën hetim nga ana e Prokurorisë nuk ka punë asnjë komision parlamentar hetimi.

Në rastin konkret Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri dhe grupi Habilaj për të cilin akuzohet në Shqipëri Tahiri, është nën hetim nga Prokuroria e Katanjës në Itali. Dhe nëse hetohet paralel është një shkelje ligji e pastër dhe një kundërvënie kushtetuese.

Por ngritja e këtij komisioni hetimi është bërë nga Rama dhe Basha për të shpëtuar Adriatik Llallën dhe mbi të gjitha për të larguar vëmendjen nga reforma në Drejtësi. E cila ka vënë në shënjestër “peshqit e mëdhenj” dhe nuk është sekret se po sillet dhe “rrotull bythës” së Edi Ramës dhe Lulzim Bashës./Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore komision për “Tahirin” ndërkohë që çështja është në hetim në Itali e Shqipëri për të shpëtuar Llallën nga burgu dhe hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi Rama e Basha