Aktualitet28 Gusht 2018, 21:02

Rama e Basha luajnë me paratë e shqiptarëve: Luli duhej të merrte 13.1 milionë eurot e pallatit të vjehrrit më 25 gusht.

Shkruar nga Pamfleti

Rama e Basha luajnë me paratë e shqiptarëve: Luli duhej të merrte 13.1 milionë eurot e pallatit të vjehrrit më 25 gusht. Tani shteti paguan 393 mijë euro kamatë.  

Kreu i PD nuk është i interesuar t’i marrë tani paratë e pallatit të vjehrrit mbi det në Vlorë që Rama ia shembi. Luli s’është pa lekë, leverdia i bie t’i vonohen dhe të marrë kamatën

Fatura prej 13.1 milionë euro që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka detyruar shtetin shqiptar që t’i paguajë vjehrrit të Lulzim Bashës, duhej të ishte likujduar që më 25 gusht të këtij viti.

Por ky afat tashmë ka dy ditë që ka kaluar dhe gjasat janë që nga arka e shtetit të mos dalë asnjë euro, pasi janë kohë të vështira dhe radha është për investimet, që do të jenë ndoshta dhe elektorale.

Paratë do të jepen nga taksat e shqiptarëve sigurisht, pavarësisht se pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin mbi det.

Por as kryeministri Rama nuk e kundërshtoi vendimin e Strasburgut dhe për pasojë do t’i paguajë paratë Lulit një më një.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i parë), mbledhur si një dhomë e përbërë nga: Gjyqtarë Linos-Alexandre Sicilianos, kryetar, Kristina Pardalos; Ledi Bianku; Aleš Pejchal; Armen Harutyunyan; Pauliine Koskelo; Tim Eicke, gjyqtarë dhe nga: Abel Campos, regjistrar i seksionit, shpall vendimin e mëposhtëm: Çështja ka filluar me kërkesë nr. 10613/16 dorëzuar më 19 shkurt 2016, nga 18 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas Italian, me kërkues të parë Xhuvi Sharxhi dhe kërkues të dytë Xhafer Isufi, të përfaqësuar nga A. Saçuçi, avokat në Romë, ndërsa qeveria shqiptare u përfaqësua nga agjentja e saj, Alma Hicka, Zyra e Avokatit të Shtetit.

 

Për qeverinë shqiptare, asistuan në seancë: A.Hysi-këshilltar Ministria e Drejtësisë, R. Hoxha-këshilltar Ministria e Drejtësisë, E. Sadushaj-këshilltar Ministria e Drejtësisë, Këshilltare; Për ankimuesit, assituan: A. Saçuçi, avokat, G. Borgna, avokate Erinda Ballanca, këshilltare që sot është Avokate e Popullit.

Madje ishte emëruar në këtë detyrë dhe nuk erdhi të prezantohej pa përfunduar me sukses detyrën në favor të Bashës.

 

Duke mbetur sërish tek afati ligjor për pagesën e faturës prej 13.1 milionë euro të Bashës më 25 gusht, për çdo ditë që kalon pa e paguar këtë faturë shteti shqiptar, duhet të paguajë një shumë të madhe si kamatë. E cila përllogaritet minimalisht 3 përqind kamatë në vit, pasi pjestohet sipas ditëve duke shtuar në arkën personale të Lul Bashës plot 393 mijë euro.

 

Dhe Luli nuk është pa lekë që të ngutet, madje ka më shumë leverdi që të zgjatet pafund pagesa nga ana e shtetit shqiptar, në mënyrë që të përfitojë kamatën vjetore të plotë. Por nga ana tjetër shqiptarët duhet ta dinë se çfarë bëjnë Rama dhe Basha me paratë e tyre, si i marrin dhe përvetësojnë në forma të ndryshme./Pamfleti

Aktualitet Rama e Basha luajnë me paratë e shqiptarëve Tani shteti paguan 393 mijë euro kamatë.