Aktualitet29 Mars 2018, 09:56

Rama e Meta “dorovitën” Dulakët e Doçët me fshatra turistikë në Lalz. Kasta klienteliste e biznesit afër kupolës po

Shkruar nga Pamfleti

Rama e Meta “dorovitën” Dulakët e Doçët me fshatra turistikë në Lalz. Kasta klienteliste e biznesit afër kupolës po tenton Porto Palermon dhe tërë bregdetin

Shqetësimi i familjes Kalaja-Preza ka të bëjë me tjetërsimin e pronave nga ajo kullotë, pyll dhe pa fryt në tokë arë vetëm e vetëm që të përfitonin pushtetarë dhe biznesmenë afër pushtetit është bërë publik tashmë.

Në këto prona janë ndërtuar disa fshatra turistike, mes të cilave ai i ndërtuar nga “Lura” e hierakut të LSI Dodë Doçi dhe firmosur nga vetë Ilir Meta kur ishte kryeministër.

Njëherësh vitin e kaluar është miratuar fshati tjetër turistik “San Pietro Resort” nga kompania “Edil.al” e vëllezërve Dulaku e firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama.

Janë investime klienteliste dhe të ndërtuara në kurriz të tokave të tjetërsuara.

Ndërkohë që pronarët e vërtetë sillen sa në një zyrë në tjetrën, sa në një gjykatë në tjetrën pa marrë asnjëherë drejtësi.

Janë prona që janë tjetërsuar nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, të cilët kanë përfituar si shpërblim nga këto biznesmenë klientelistë vila e të mira të tjera materiale. Thjeshtë dhe vetëm më një firmë.

Dulakët pasi dështuan të marrin Porto Palermon në Vlorë për ta përdorur si resort turistik, me gjithë elementët mrekulli që ka, pasi dështuan dhe në koncensionin e Spitallës, morën më në fund lejen e kryeministrit Edi Rama për një fshat turistik në Gjirin e Lalzit.

Mbetet mister se çfarë ka përfituar kryeministri Edi Rama për këtë firmë të hedhur në favor të Dulakëve. Të cilët tashmë ndjehen të qetësuar dhe nuk ka më sulme me median e tyre kundër kryeministrit. Ndonëse i “qan” shpirti për Porto Palermon. Të cilin me të gjitha mënyrat po lufton fort që ta përfitojë. Dhe me sa duket do ta përfitojnë pasi bregdetin tashmë Rama e ka “marrë” përmes Brisida Shehut, ish drejtore e Tatimeve dhe një kamikaze e kryeministrit.

Por dhe me një vendim të qeverisë që ndalon për një afat të pacaktuar të dhënies së tapive për tokat dhe pronat në të gjithë vijën bregdetare. Gjithnjë në funksion të përfitimit.

Ndërkohë që në burg për abuzimet në Lalz dhe Ishëm janë ish kreu i Komunës Sulejman Ibrahimi, Ornela Shëmlikaj sekretare arshivë protokolli në ish komunën Ishëm, por dhe më pas në njësinë administrative Ishëm. Por dhe Enver Shima ish përgjegjës i zyrës së bujqësisë në ish komunën Ishëm dhe Shpresa Merdita ish punonjëse e zyrës urbanistike në ish komunën Ishëm, aktualisht avokate.

Të cilët pritet të hetohen deri në fund e të marrin dënimin për abuzimet që kanë bërë. Ndërsa në Lezhë janë nën arrest shtëpiak kryebashkiaku Fran Frrokaj me gjysmën e bashkisë./Pamfleti.com

codramol
smile

Dossier "San Pietro" Dodë Doçi Dulaku Meta Rama Resorti "Lura"