Anti-Mafia23 Nëntor 2018, 14:22

Rama favorizon Ilir Metën në biznesin e kromit, ul taksën e eksportit me 90 përqind për 3 vjet. Pazar për maskarallëqet n

Shkruar nga Pamfleti

Rama favorizon Ilir Metën në biznesin e kromit, ul taksën e eksportit me 90 përqind për 3 vjet. Pazar për maskarallëqet në vijim

Përvoja e gjatë në politikë, është në postet e larta drejtuese për 20 vite me radhë, pa zbritur asnjëherë nga pushteti, e ka bërë Ramën që të zotërojë në maksimum lojën e kulisave politike, duke bërë herë “luanin” e herë “lepurin” për përfitime politike.

Edi Rama e përdor pasurinë e shtetit si “kolateral” të pazareve të tij, herë me Bashën e herë me Metën dhe çfarë kërkon të përfitojë nga këto marrëveshje në kurriz të qytetarëve, sa herë që ka “turbulenca” politike në vend

Edi Rama, ndryshe nga sa shfaqet në media si “luan” është një njeri që trembet shumë, sidomos nga “turbulencat” politike, që mund ta hedhin në “kosh” karrierën e tij.

Përvoja e gjatë në politikë, është në postet e larta drejtuese për 20 vite me radhë, pa zbritur asnjëherë nga pushteti, e ka bërë Ramën që të zotërojë në maksimum lojën e kulisave politike, duke bërë herë “luanin” e herë “lepurin” vetëm e vetëm për përfitime politike.

Dhe në funksion të zotërimit të skenës së kulisave apo “meidanit” politik për të qëndruar gjithnjë në ‘sipërfaqe’, Edi Rama nuk e ka për gjë që të vendosë në dizpozicion dhe pasuritë e shtetit.

Madje t’i përdorë edhe si “kolateral” të pazareve të tij politike, herë me Lulzim Bashën dhe herë me Ilir Metën, ku me këtë të fundit ka qënë gjithnjë në përplasje, por pa shkaktuar “viktima” dhe secili ka marrë pjesën e vet, në tortën e madhe të parave publike.

Rasti më konkret është dhënia e koncensionit për ndërtimin e superportit të Karpenit në Kavajë, ndoshta dhe kreun e KLSH që mbetet vakant dhe tashmë së fundmi po ndërmerr një nismë të jashtëzakonshme për të lehtësuar biznesin e kromit nga taksat.

Rama ka “goditur” pikërisht aty ku ka interesin Ilir Meta e Monika, biznesin e tyre në industrinë nxjerrëse të kromit, duke ulur taksën e eksportit në minimum, pavarësisht se kromi ka pasur rritje të fortë në bursën ndërkombëtare të metaleve.

Me konkretisht, Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka kërkuar ndryshimin e dy taksave të propozuara nga qeveria në kuadër të Paketës Fiskale që duhet të hyjnë në fuqi më 2019.

Taksa e parë ka të bëjë me akcizën e zhavoreve bituminoze, ndërsa e dyta për taksimin e kromit në eksport.

Akciza për zhavoret bituminoze u propozua të ishte 2 lekë/kg, por, pas kundërshtimeve të aktorëve të tregut dhe ndërhyrjeve të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ajo do të korrigjohet duke e përgjysmuar.

Pra, ka zbritur në 1 lekë/kg. Megjithatë, sipas deputetëve, edhe në këto nivele kjo taksë penalizon këtë industri, duke kërkuar që ajo të vendoset në nivelet 0.3-0.4 lekë/kg.

Ndërkaq, sa i takon rentës së kromit në eksport, e cila parashikohet të shkojë nga 6%, në 9%, me qëllim që të nxitë shitjen e mineralit brenda vendit, duke hapur vende pune dhe shtuar të ardhurat e subjekteve dhe taksat ndaj shtetit, Komisioni ka kërkuar që rritja të mos jetë e menjëhershme. Pra kërkon një rritje graduale, me ritme nga 1 për qind për gjatë tre viteve në vazhdim, duke krijuar një mundësi për rritjen e parashikueshmërisë së politikave fiskale për biznesin dhe nxitjen e investimeve brenda vendit.

Një “ofertë” të tillë Rama e jep për Metën në kushtet e lëshimeve që i ka bërë gjatë këtij “sezoni” politik, vetëm e vetëm që të marrë prej tij heshtjen për maskarallëqet që ka bërë dhe do të bëjë në vijim, duke vazhduar me koncensionet e frikshme përmes PPP-ve dhe mashtrimeve me shifrat./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Pazar për maskarallëqet në vijim Rama favorizon Ilir Metën në biznesin e kromit ul taksën e eksportit me 90 përqind për 3 vjet