Dokument/ Kryeministri që votohet e paguhet nga populli, me afro 200 mijë euro shpenzime mujore paga, dieta, udhëtime, pushime, karburante, roje e shërbime speciale qeveritare; po nxit, lejon dhe mbron spekulantët që po rrjepin popullin edhe në kohë krize, 3 prej të cilëve i ka deputetë
Kryeministri Rama, bëri vetëm 1 orë “show” në datën 14 mars 2020, si gjoja “luftë” kundër rritjes së çmimeve ushqimore; duke çuar ministren Anila Denaj, me bllok gjobash në dorë tek disa tregtarë tezgash.
Madje vetë Rama, pas show-ut me ministren firmëtare të PPP-ve; bëri shumë paralajmërime në “FB”, ndaj tregtarëve monopolistë të shumicës e rrjeteve të super-marketeve, duke u përbetuar se në rast rritje çmimesh për tregun e pakicës; do t’u hiqej licensa, sekuestrohej malli e do çoheshin në burg si spekulantë.
Mirëpo qysh prej datës 14 mars e deri sot në vazhdim, produktet ushqimore në këtë “kohë lufte”, janë rritur me 40%-120%. Dhe as ministrja Denaj nuk po i bllokon, gjobit e sekuetron abuzuesit; as “Babloku i Surrelit”, nuk po ulërinë më në “FB”, për të ndalur krimin e çmimeve.
Përkundrazi, vetëm 10 ditë pas show-ut të ministres Denaj në tregje; kryeministri Rama, në Aktin Normativ (ligji) nr. 243, datë 24.03.2020, ka shtuar tinëz “Nenin 3/1”, që mbron, lejon dhe favorizon rritjen e çmimeve nga oligarkët e ushqimeve.
Neni i shtuar në VKM, krijon hapësirë të plotë në kohë lufte, për monopolistët që po shesin me çmime të rritura sipas dëshirës; pa u ndaluar nga shteti.
“Babloku” po e bën këtë maskarallëk, megjithëse ligji parashikon, që në kohë lufte, tregjet ndalohen t’i rritin çmimet me tëpër se në kohë paqeje, madje duhet t’i ulin deri në 2-3% të normës së fitimit.
Mirëpo kryeministri dallaverezhi, jo vetëm i ka lejuar me VKM speciale për të rritur çmimet me 40%-120%; por u ka krijuar edhe një favor tjetër, që nuk behet nga asnjë qeveri kryeministër e shtet tjetër në Botë
Sipas vendimit, mallrat e mbetur pa u shitur gjatë “kohës së luftës” (COVID); pas gjendjes së luftës, gjithë stoqet do t’u blejë qeveria për Rezervat e Shtetit, por me cmimet e para luftës; e jo me çmimet që po i shesin popullit prej 1 muaji
Kryeministri po i lejon oligarkët e tregjeve ushqimore, të rrjepin popullin me çmime sipas interesit; ndërsa mbetjet do t’u a blejë po me taksat e popullit, që ata të mos kenë as “1 kg” humbje mallrash e as “1 cent” humbje fitimi.
Ky është kryeministri ynë me progam social në letër, por bashkëshorte, vëlla, baxhanak, deputetë, ministra, drejtorë e kryebashkiakë “sheikë”; dhe me popull me paga e pensione lëmoshë, çmime energjie, ilaçesh, uji, shkollimi, transporti e taksa të larta.
Dhe nuk e teprojmë ta themi, se me krimet financiare të PPP-ve dhe me grabitjen e pasurive kombëtare që ka bërë; por kryesorja, për zullumin që po bën me “bukën e popullit” në këtë kohë lufte; urojmë, që këtë lloj kryerministri të mos e ketë… as hasmi./Pamfleti