Aktualitet12 Dhjetor 2018, 11:10

Rama firmos dorëheqjen e Nikollës? Gati të shkundë gjithë sistemin universitar për të shpëtuar ‘kokën’ e ti

Shkruar nga Pamfleti
Rama firmos dorëheqjen e Nikollës? Gati të shkundë

Rama firmos dorëheqjen e Nikollës? Gati të shkundë gjithë sistemin universitar për të shpëtuar 'kokën' e tij

Rama ka pranuar të dorëzojë Nikollën për të shpëtuar ‘kokën’ e tij

“PAMFLETI” raportoi pak ditë më parë se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit nuk e ka pranuar. Pas tetë ditësh protestë masive nga studentët, numri i të cilëve rrita nga dita në ditë, duket se Rama ka pranuar të dorëzojë Nikollën për të shpëtuar ‘kokën’ e tij.

Teksa studentët nga e gjithë Shqipëria janë ngritur në protesta dhe janë vendosur para Ministrisë së Arsimit, Lindita Nikollës i ka humbur zëri prej katër ditësh dhe është ‘zhdukur’ pa nam e nishan, ku në daljen e saj të fundit foli pikërisht për dorëheqjen, duke thënë se nuk ishte fundi i botës.

“Nuk është fundi i botës, por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim”, tha ministrja dhe nuk prej asaj dite nuk i është dëgjuar më zëri, edhe pse studentët kanë paralizuar mësimin në mbarë vendin, duke kërkuar të drejtat e tyre.

I vetmi që flet çdo ditë për protestën e studentëve është Edi Rama, që tashmë po tenton me çdo mënyrë të bindë rininë dhe t’iu përulet atyre, duke iu plotësuar çdo kërkesë pa asnjë kusht, vetëm e vetëm që ata të mos kërkojnë largimin e tij nga karrigia e pushtetit. Dorëzimi i Nikollës nuk është asgjë për Ramën para kokës së tij.

Ndaj dhe duket se në tryezën e kryeministrit po gatuhet dorëheqja e ministres së Arsimit, të cilën Rama mund ta bëjë publike ditët në vijim. Madje, Rama jo vetëm që ka dorëzuar Nikollën, por është gati të shkundë gjithë sistemin arsimor, duke larguar gjithë kupolën korruptive, vetëm e vetëm për karrigen e tij të pushtetit.

Kryesore Edi Rama Lindita Nikolla protesta e studentëve