Aktualitet18 Nëntor 2018, 13:07

Rama firmos vendim për sportistët “VIP”, ushqim, shkollim e punësim policë dhe ushtarë

Shkruar nga Pamfleti

Rama firmos vendim për sportistët “VIP”, ushqim, shkollim e punësim policë dhe ushtarë

Mbase zbatohet këtë herë, por ky vendim fotokopje e firmosur 21 herë nga qeveritë “Nano” e “Berisha”, premtuar 18 herë edhe në 5 vitet e pushtetit Rama, por nuk është zbatuar, duke i detyruar sportistët shqiptarë t’ia mbathin në klubet e huaja

 Një prej vendimeve të datës 14 nëntor 2018, që ka firmosur Edi Rama, bënë fjalë për Statusin e trajtimit të sportistëve, që arrijnë rezultate të larta në aktivitete kombëtare, rajonale, europiane e botërore, të cilët do të jenë, në listën e  qeverisë, për disa lloj përfitimesh e privilegjesh.

Sa për kujtesë të Ramës, ky vendim, nuk është diçka e re, mbasi një vendim  tillë, kanë miratuar 21 herë edhe qeveritë “Nano” e “Berisha” deri në vitin 2013, por nuk e kanë zbatuar asnjëherë, duke lënë sportistët “VIP”, pa asnjë vlerësim material, por vetëm me nga një tufë lule në Rinas, më shumë, për ta dalë vetë në TV, si gjoja “mbështetës të sportit”,

Ky vendim fotokopje, që ka firmosur edhe Rama, është bërë “bozë”, mbasi është premtuar 18 herë në 5 vitet e pushtetit të tij, por nuk është zbatuar anjëherë, duke i detyruar sportistët shqiptarë të nivelit europian e botëror, t’ia mbathin nëpër klubet e huaja, ku shkelqejnë e vlerësohen.

Shkak i ikjes së sportistëve të nivelit të lartë, ka qenë dhe është vetëm qeveria shqiptare, e cila nuk u ka paguar as uniformat e përfaqësimit kombëtar, madje edhe Flamurin Kombëtar, ata e kanë porositur me financat e tyre./Pamfleti

 

Ja sportistët, që do pëfitojnë Statusin e trajtimit të veçantë, sipas vendimit “Rama”

Ja disa përfitime për trajnerët

Ja cfarë përfitojnë vetëm sportistët

 

Ja vlera financiare e trajtimit ushqimor dhe fjetjes, për sportistët e trajnerët

codramol
smile

Aktualitet Rama firmos vendim për sportistët “VIP” shkollim e punësim policë dhe ushtarë ushqim