Pak më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe jo demokratike fakte këto që sipas tij bënë që delegacioni i vëzhguesve të Këshillit Evropian të tërhiqet nga Shqipëria. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama i cili nuk ka ngurruar edhe ta ironizojë Bashën në një postim në rrjetin social Twitter. Sipas Ramës, kjo është një tjetër sajesë dashakeqe e Bashës.a
Postimi i Ramës në Twitter:
Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh Apo rrena tjetër gati?