Gjatë takimit online të Minesterialit të OSBE-së, kryeministri Rama foli për sfidat e kësaj organizate, ku tha se divergjencat janë duke u rritur dhe parimet nuk po zbatohen. Në rolin e kryesuesit të OSBE-së, Rama tha se është i shqetësuar për mungesën e bashkëpunimit mes vendeve dhe se krizat nuk po ndalen.
“Parimet tona dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat po rriten. Jam shumë herë më i shqetësuar nga kriza e bashkëpunimit. Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim, por këto kanë rënë në vesh të shurdhët!
Nëse ky vullnet mungon atëherë ne do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin. Kriza e kriza gjithmonë e përherë.
Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi. Krejt papritur OSBE mbeti si një instrument i fundit ndërkohë që strukturat e tjera dukeshin të padobishme. Pse kështu ? Sepse është mjaft e trishtuese, çfarëdo që ndodh jashtë BE ngre barrikadat mes vendeve të BE, NATO-s dhe Rusisë, por jo vetëm kaq. Bëhet një çështje e një shkalle më të gjerë.
Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë të lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama.