Aktualitet20 Korrik 2018, 19:49

Rama garanton Berishën, Metën e Bashën se nuk u preket pasuria dhe s’ka burg. Genti Osmani i Krimeve të Rënda kalon te Ko

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama është mbrojtja kryesore për Sali Berishën dhe Ilir Metën, Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin, pavarësisht debateve, replikave dhe akuzave që bëjnë ndaj njëri tjetrit.

“Pamfleti” e ka ngritur si shqetësim disa herë, teksa ka nënvizuar se Rama, Berisha, Meta, Monika dhe Basha janë nën të njëjtën “trase” kundër reformës në drejtësi, por dhe Vettingut.

Pavarësisht retorikës së ndryshme që artikulojnë në daljet publike apo dhe në Kuvend, në fund të herës mbetet fakti se Edi Rama është garancia kryesore për kupolën politike të krimit në Shqipëri që të mos u preket pasuria dhe që të mos hyjnë në burg. Marrëveshja mes tyre tashmë është nënshkruar me sa duket dhe gjithçka funksionon me kapacitet të plotë.

Vonesa për reformën në drejtësi, Vettingun, mungesa e ngritjes së institucioneve të gjyqësorit dhe të prokurorisë së re, pra zvarritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë pikërisht në këtë linjë të marrëveshjes mes tyre dhe në kurriz të drejtësisë dhe shqiptarëve.

Ndërkohë që është shtuar dhe presioni ndaj Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme Arta Marku, e cila tashmë gjendet e bllokuar dhe e frikësuar, e shprehur në mungesën e hapjes së dosjeve të mëdha të krimit, abuzimit me pushtetin dhe të trafiqeve të Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës.

Por Edi Rama nuk e bën vetë në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbrojtjen e kupolës së të keqes në krye të politikës shqiptare, duke lënë “peshqit e mëdhenj” jashtë qelisë.

Po përdoret një metodë akoma më e sofistikuar, duke larguar nga drejtimi i prokurorisë i njerëzve të diskretituar si njerëz të Berishës dhe Metës, rasti Llalla dhe Hajdarmataj e tregojnë qartë këtë, dhe duke lënë ata më pak të përfolurit, por që janë kamikazë të Saliut dhe Ilirit.

Më konkretisht, kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku ka vijuar të kryejë ndryshime me qëllim që të “riorganizojë” prokuroritë që ka nën drejtim për t’i dhënë “impulse” të reja punës në organin e akuzës.

Ndryshimet e fundit, kanë ndodhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se prokurori  Genti Osmani, i cili ka për “bibël” dhe “kuran” shërbimin ndaj Sali Berishës, jo vetëm si tropojan që është, ka kaluar tek sektori i luftës kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror. Osmani është një nga prokurorët me karrierë në këtë fushë dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes “Tahiri” dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes “Babale”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Dosje që deri më tani nga Genti Osmani por dhe prokuroria e Krimeve të Rënda kanë pasur vetëm interpretime politike në shërbim të  Berishës, Bashës, Metës dhe Monikës, për të mbështetur opozitën e gjendur pa asnjë kauzë.

Njëherësh Osmani do vazhdojë të jetë dhe Zv.Drejtues i Krimeve të Rënda, duke treguar qartë se marrëveshja e Ramës me Berishën, Metën dhe Bashën do të vijojë deri sa të ketë mundësi, për të garantuar mbajtjen jashtë qelisë të këtyre monstrave që s’lanë gjë pa bërë në këtë vend.

Dhe njeriu i Berishës dhe Metës do të jetë në pikërisht te sektori i anti-korrupsionit e i pastrimit të parave, aty ku kanë “pikën” më të dobët Berisha, Meta, Monika por dhe ish eprori i Osmanit Adriatik Llalla. Pa përjashtuar Ramën, ministrat e tij, ish ministrat e PD, PS dhe LSI.

Edi Rama, kryeministër i vendit ka vendosur që të garantojë përfundimisht Berishën, Metën, Bashën e Berishën se sa të jetë ai, nuk do të ketë as prekje të pasurisë së tyre dhe as futje në burg.

Ndërkohë që mësohet se Anton Martini kalon te sektori i Trafiqeve, me sa duket për ti dhënë në dorë dosjet e rënda. Megjithëse ato që bëjnë politikë dhe garantojnë pasurinë e kupolës politike në të dy krahët e politikës, janë në dorë të prokurorëve të Berishës./Pamfleti

 

Aktualitet