Politike25 Korrik 2019, 11:57

Rama godet sërish Teatrin, publikon shkrimin e aktores Raimonda Bulku: Turp të punosh në këtë godinë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama godet sërish Teatrin, publikon shkrimin e aktores Raimonda Bulku: Turp

Rama godet sërish Teatrin, publikon shkrimin e aktores Raimonda Bulku: Turp të punosh në këtë godinë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për të tretën herë në lidhje me Teatrin Kombëtar. Këtë herë Rama ka zgjedhur të publikojë shkrimin e  aktores dhe ish-deputetes së PD, Raimonda Bulkut.

“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar! Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare”, shkruan Rama.

Bulku është shprehur pro shembjes së godinës së vjetër dhe ndërtimit të një TK të ri. Ish deputetja demorkate është pjesë e aktorëve të cilat e mbështesin projektin e ri, pasi sipas tyre kushtet ku punohet janë mizerabël.

” Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty”, është shprehur Bulku.

Reagimi

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Politike Edi Rama Raimonda Bulku