Politike22 Tetor 2019, 15:23

Rama “harron” Liridon Pulën: Kadastra e Vlorës dhe Shkodrës, vrimat e zeza të sistemit

Shkruar nga Pamfleti
Rama “harron” Liridon Pulën: Kadastra e Vlorës dhe

Kryemistri Edi Rama deklaroi sot se hipoteka e Shkodrës, sëbashku me atë të Vlorës kanë qenë dy vrimat e zeza të sistemit. Sipas tij në të kaluarën janë bërë masakra të mëdha, por edhe më pas nuk është se kanë patur përmirësime të ndjeshme. Rama thotë se me unifikimin e Hipotekës me ALUIZN-in, gjërat po ndryshojnë pak nga pak. Deklaratat Rama i bëri gjatë takimit të përjavshëm të Kryeministrit dhe koordinatorëve të platformës së bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al.

Ndërtimi i një administrate serioze nuk është fjalë goje. Nuk është e vërtetë se janë të gjithë ashtu. Unë mendoj se shumica nuk janë ashtu. Të gjithë këto vajza, gra, djem e burra këtu punojnë pa orar për t’i shërbyer qytetarëve. Po të krahasojmë shërbimet sot me çka ishin më parë, patjetër janë përmirësuar ndjeshëm, por pa diskutim ka jashtëzakonisht shumë për të bërë. Ne kemi bërë maksimumin deri tani për të futur ekselentët. Janë disa qindra që janë futur në mënyrë të drejtpërdrejtë, do vazhdojmë, por nuk është një proces i lehtë dhe nuk mbyllet shpejt, kërkon kohë. Vendet që ne i shikojmë me admirim dhe duam t’i afrohemi e kanë bërë shtetin para qindra vjetësh.

Nga ana tjetër është e vërtetë që hipoteka e Shkodrës, sëbashku me atë të Vlorës janë dy vrimat e zeza të sistemit. Në të kaluarën janë bërë masakra të mëdha, por edhe më pas nuk është se kanë patur përmirësime të ndjeshme. Tani me unifikimin e hipotekës me ALUIZN-it, gjërat po ndryshojnë pak nga pak, por deri në fund të ditës platforma është ajo që na bashkon dhe na ndihmon reciprokisht, sepse ju zgjidhni problemin, ne identifikojmë njerëzit që duhen larguar. Janë mbi 800 raste, sot që flasim, njerëzish të ndëshkuar për ekzaktësisht ato që thamë.” – u shpreh Rama.

Ndërkohë, kjo formë autokritike hipokrite që bën kryeministri pasi institucionet e këtij lloji nuk funksionojnë siç duhet për arsyen e thjeshtë se drejtuesit vendosen jo për të drejtuar, por për të vënë në zbatim planet finanxiare të shefave. Siç ishte rasti i fundit i Kadastrës së Durrësit me Liridon Pulën, por Rama për të larguar vëmendjen prej këtej, i vë gishtin Vlorës e Shkodrës. /Pamfleti

Politike