Aktualitet14 Prill 2018, 08:02

Rama i bindur: Sërish do ta votoja Metën President, çizmja e LSI-së ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Bashën

Shkruar nga Pamfleti
Rama i bindur: Sërish do ta votoja Metën President, çizmja e

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për TV Klan ka komentuar sulmet që ju bënë dje nga opozita me miell dhe vezë. Ai pranon se janë situata të sikletshme, por pas këtyre sulmeve, ai thotë se fshihen frika personale të krerëve të dy partive të opozitës. I pyetur për raportin e “Freedom House”, Rama deklaron se nëse do të kthehej pas do të votonte 100 herë Ilir Metën President. Ndërsa i pyetur për akuzat e ish-prokurorit në adresë të ambasadorit Lu thotë se i beson vetëm të vërtetës se deklaruar të amerikanit Donald Lu.

Spektakël të turpshëm dhe situata të sikletshme i cilëson Kryeministri Rama përballjen me sulmin me miell dhe vezë nga deputetët e opozitës.

Në një intervistë për Tv Klan, Rama flet për këtë situatë por dhe të vërtetat që fshihen, sipas tij, pas këtyre sulmeve.

Edi Rama: “Ajo që po ndodh është sa personale, pra raporti i udhëheqjes së këtyre dy grupeve me ligjin dhe me drejtësinë e re që po troket, aq edhe politike, në kuptimin më të mbrapshtë të fjalës si një goditje që nuk e kursen Shqipërinë për arsye krejt personale”.

Sipas Kryeministrit, forca tërheqesë e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.

Edi Rama: “Sigurisht, çizmja e LSI-së ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Lulzim Bashën, që thjesht nuk është lider”.

Kryeministri Rama pranon të komentojë dhe raportin e ‘Freedom House’ dhe qëndrimin për zgjedhjen e Ilir Metës si kreu i shtetit dhe në këtë pikë, ai thotë se s’ka asnjë pendesë.

Edi Rama: “Nëse më pyesni njëqind herë po të kthehesha mbrapsht, njëqind herë do të përgjigjem 100 herë do të zgjidhja Ilir Metën, pavarësisht se çfarë mendon Ilir Meta kur lexon raportin”.

Sa i takon akuzave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm në adresën e ambasadorit Lu që sipas tij i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës si dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha se të njëjtën gjë ka kërkuar për të dhe ambasadorja Vlahutin, Rama pranon të vërtetat e diplomatëve të huaj.

Edi Rama: “Mes këtyre shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit Donald Lu, unë besoj amerikanin. Mes gjithë klëtyre shqiptarëve që përmende dhe kroates Romana Vlahutin, unë besoj kroaten”.

Kryesore çizmja e LSI-së ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Bashën Rama i bindur: Sërish do ta votoja Metën President