Aktualitet14 Qershor 2018, 09:09

Rama i jep Metës paketën kontrolluese të terminalit të kroçierave që do ndërtohet në Durrës, anijet turistike mijëra v

Shkruar nga Pamfleti
Rama i jep Metës paketën kontrolluese të terminalit të

Nuk ka biznes ku të mos ketë përqindjet e veta Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pavarësisht se zyrtarisht tërë jetën e tyre madhore janë marrë me politikë. E kanë nisur me shitjen e vizave kur ishin në krye të FRESSH por dhe drejtonin marrëdhëniet me jashtë në PS, e vijuan me abuzime të tjera dhe tashmë kanë shtrirë “degëzimin” e tyre të biznesit në të gjithë arteriet e ekonomisë shqiptare dhe aty ku ka lekë.

Investimi i parave të përfituara për shkak të abuzimit me pushtetin dhe bashkëpunimit me krimin teksa futen nëpër biznese kalojnë dhe në “lavatriçen” e pastrimit duke dalë të pastra. Pasi futi në dorë inertet, guroret, mermerin, kromin, linja transporti, fasonerinë, ndërtimtarinë, portin e jahteve, resorte turistike etj, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi me sa duket kanë marrë dhe shpërblimin e madh nga ana e Ramës: Terminalin e kroçierave që do të ndërtohet së shpejti në Durrës.

Përmes PPP-së së famshme, pavarësisht se nga vijnë paratë, Edi Rama po jep gjithçka për një euro pasuri kombëtare. Kështu, nuk dihet sa përqind ka Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në ndërtimin e administrimin e terminalit të parë të kroçierave në Shqipëri, por mësohet se do të kenë paketën kontrolluese të tyre.
Pjesa tjetër është hamendësim, ku zërat thonë se është në lojë dhe vëllai i kryeministrit, lajme që mbeten të pakonfiormuara.

Lajmin për ndërtimin e këtij terminali të kroçierave në Shqipëri, kroçierat janë anije të mëdha për turizëm që mund të lëvizin deri në 5 mijë turistë njëherësh, është dhënë nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Kreu i qeverisë Edi Rama dje dhe sot ka shpalosur disa projekte për qytetin bregdetar, por jo vetëm, duke përmendur në këtë rast dhe detaje të këtyre projekteve.

Në konferencën e sotme, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat, pasi ka një interes të madh. Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.

“Rruga Tiranë- Durrës duhet rindërtuar dhe zgjeruar, studimi përfundon në korrik. Qëllimi është për të rritur kontaktin me Durrësin dhe rindërtimin e shfrytëzimin pa pagesë të rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa. Po ashtu standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.

Rrugë e re Kashar-Rrogozhinë do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturës hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi.

Po diskutojmë sistemin e terminaleve të kroçierave, nuk kemi asnjë. Në Durrës do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane”, deklaroi Edi Rama. Ku mësohet se në këtë terminal, përpos anijeve të mëdha turistike që mund të fusë Ilir Meta dhe bashkëpunbëtorët e tij në qeveri, do vijnë të ankorohen, kuptohet kundrejt pagesës, anije turistike nga vende të ndryshme të botës.

Ende nuk është bërë i ditur kapaciteti i këtij terminali, por mësohet se fitimet do të jenë të mëdha nga ana e atyre që do ta ndërtojnë dhe posedojnë./Pamfleti

Kryesore