Bota12 Korrik 2019, 16:54

Presidenti ukrainas Zelenskiy fton Rusinë për bisedime, Putin pranon propozimin

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti ukrainas Zelenskiy fton Rusinë për bisedime, Putin pranon

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është gati të takohet me presidentin e ri të Ukrainës, Volodimir Zelenski, për të negociuar që t’i jepet fund konfliktit të ashpër ndërmjet dy vendeve fqinjë.

Njoftimi i së enjtes i presidentit Putin vjen si përgjigje e ftesës së bërë nga Presidentit ukrainas Zelenskiyt për të t’u ulur për bisedime me udhëheqësin rus, ndërsa Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të jenë në funksionin e ndërmjetësit.

Putin u shpreh se bisedimet e propozuara nuk kanë gjasa të mbahen para se Ukraina të zgjedhë një parlament të ri muajin e ardhshëm. Pas zgjedhjes në muajin maj, Volodimir Zelenskiy u zotua t’i japë fund konfliktit në Ukrainën lindore, që i ka marrë jetën më shumë se 13,000 njerëzve që nga viti 2014.Marrëdhëniet mes të dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët e armatosur në rajonin Donbass të Ukrainës lindore.

Bota