Aktualitet16 Maj 2019, 22:32

Rama ironizon opozitën: E kemi parë një herë këtë filmin, ik se nuk flasim, e dimë si mbaroi

Shkruar nga Pamfleti
Rama ironizon opozitën: E kemi parë një herë këtë

Hapësirë për dialog dhe për bisedime ka! Kryeministri Edi Rama thotë se është gati për dialog me opozitën, por sipas tij mbi Kushtetutën nuk kalohet. Ajo se çfarë ofronte Rama mbeti e pashpjeguar por theksoi se protestat e opozitës janë të dhunshme.

“Këtë filmin “ik se nuk flasim” e kam parë. Dhe ju e mbani mend shumë mirë, që unë gjatë gjithë kohës kam insistuar që nuk do iki unë, nuk do lëvizë askush dhe zgjedhjet nuk do shtyhen. Vijmë tani këtu. Por më thoni ju mua, ku jemi ne në shkelje me interesin kombëtar, me kushtetutën ku jemi ne në shkelje me marrëdhëniet me qytetarët. Ata janë në shkelje të interesit kombëtar, ajo që bëjnë është në shkelje të interesit kombëtar. Janë në shkelje të kushtetutës, janë në shkelje me qytetarët që i kanë votuar, mund ti marrësh në qafë duke i lënë të flenë në çimento. Hapësirë për dialog dhe për bisedime ka dhe kur palët luftojnë në fushën e luftës kur luftojnë me mitraloza e raketa. Këtu nuk jemi në protestë, jemi në sulm të institucioneve. Mlotovi është armë luftarake, që hidhen mbi trupat e policisë mbi policinë”. – u shpreh Rama.

Aktualitet