Aktualitet 9 Qershor 2019, 13:04

Rama “kërcënoi” Metën, Maliqi “hidhet” në sulm: Mbaje veten kalorës

Shkruar nga Pamfleti
Rama “kërcënoi” Metën, Maliqi “hidhet”

Pas deklaratës së kryeministrit ditën e sotme se “Meta nuk ka më vend në atë zyrë”, ka reaguar edhe Lefter Maliqi. Në Facebook deputeti i Beratit ka shkruar se Lideri Global tashmë e di që është Zoti. Më tej deputeti i bën thirrje “kalorësit” të mos dorëzohet, e duke qenë se është tre hapa para, të shoh filmin “Vdekja e kalit”.

Postimi i Lefter Maliqit:

Rama kercënon Presidentin ske vend me ne ate zyre.Te dashur miq se shpejti do shihni në Ertv filmin Gjeneral i ushtrisë së vdekur.Haha Rama-President,Rama-Kryeprokuror,Rama-Kryepolic,Rama-Kryetar Kqz-je,Rama-Krye aktor,kryepiktor haha Luli,Monika ikni se Rama-Kryeopozitar haha skeni pare asgje Rama Lideri Global e di se eshte Zoti.

Mbaje veten kalores se ushtria e Rilindjes te do te forte,socialistet duan kalores tjeter se i ke zhgenjyer.Mos u dorëzo Kalores ec perpara se po e ndjekim deri ne fund filmin tend Gjeneral i ushtrisë vdekur,do shohim pjesen e dyte Taulanti kërkon një moter,kurse ti Kalores bënë mirë të shohësh dy filma nëndetsja 105 dhe mqse je tre hapa para si kalores shiko dhe filmin vdekja e kalit.

Aktualitet Maliqi "hidhet" në sulm: Mbaje veten kalorës Rama "kërcënoi" Metën