Rama kërcënon hapur Metën dhe zbulon planin për nesër: Do digjesh në hell, ke dhe 7 ditë kohë për Lleshin

Rama kërcënon hapur Metën dhe zbulon planin për nesër: Do digjesh në hell, ke dhe 7 ditë kohë për Lleshin

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar lëvizjen e radhës që do të bëjë ndaj Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Me tone kërcënuese, Rama tha në ‘Real Story’ se nesër do t’i dërgojë Metës një letër, ku do t’i kërkojë sërish dekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm. Kreu i qeverisë tha me tone paralajmëruese se do të futemi në binarët e Kushtetutës, duke i dërguar kështu mesazh të koduar Metës se nuk i ka mbetur më kohë për t’u menduar.

“Meta ka bërë kërkim të thellë për Sandër Lleshin, kërkime ku kurrë nuk ka shkuar ‘syri’ i Presidencës, dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë. Meta nuk më dha asnjë arsye që të vërë në diskutim të drejtën kushtetuese të gjeneralit për të qenë në Ministri të Brendshme. Meqë Presidenti dërgoi një mesazh, se këtu jemi bërë një katund i madh sms-së që shkojnë gojë më gojë, unë uroj që mos të jetë ai argumenti.

Meta ktheu një letër dhe tha se nuk është kandidaturë. Nesër unë do t’i dërgoj Presidentit dekretin, kur do t’i propozoj sërish dekretimin e Sandër Lleshit minsitër të Brendshëm, me një letër shpjegues të mirë argumentuar, që të rifutemi në binarët e Kushtetutës. Do të presim edhe 7 ditë të tjera që Meta të reflektojë, dhe e sigurt që ai do të bindet. Ai po kërkon qiqra në një hell, ku po digjet vetë”, tha Rama.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti